E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis java e Kuvendit të Kosovës

Fillon sot java e Kuvendit të Kosovës me vizitat e kryeparlamentarit, anëtarëve të Kryesisë dhe deputetëve të zonave në pesë qendrat rajonale të vendit, duke filluar nga Prizreni dhe më pas në Mitrovicë, Gjilan, Pejë dhe Prishtinë. Udhëheqja dhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të bashkëbisedojë me qytetarë dhe me kuvendet komunale për problemet dhe shqetësimet e tyre. Parlamentarët kosovarë, sot në Prizren, do të kenë një takim të veçantë me komunitetet pakicë dhe takime të tilla priten edhe në qytetet e tjera. Në këto aktivitete marrin pjesë edhe organizmat ndërkombëtarë, që e mbështesin punën e Kuvendit të Kosovës.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›