Pedagoget: Po kthehemi ne "kooperativiste"
Nxjerrja e nje udhezimi te tille nga ana e Ministrise se Arsimit dhe Shkences, i ka kthyer pedagoget me disa dekada mbrapa, kur gjithcka behej me norme. "Po na kthejne ne normiste, si ne kooperativa", jane shprehur ata. Pedagoge te ndryshem, por edhe autoritetet drejtuese te Universitetit te Tiranes, kane deklaruar se tashme ata duhet te plotesojne nje norme te caktuar nga Ministria e Arsimit, pavaresisht mundesive, apo kohes fizike. Sipas udhezimit te meparshem te nxjerre ne vitin 2004, i cili tashme eshte shfuqizuar, per ngarkesen mesimore vendoste dekani, pasi konsultohej me stafin pedagogjik. Megjithate, udhezimi parashikon edhe apelim te vendimit te MASH per normen e mesimdhenies. Organizimi i kohes vjetore te punes dhe programimi i saj ne veprimtarite e ndryshme perberese, per cdo anetar te personelit akademik, formalizohet nepermjet nje marreveshjeje vjetore ndermjet pergjegjesit te njesise baze dhe anetarit te personelit akademik. Nje kopje e saj i dergohet dekanit ose Drejtorit te njesise kryesore perkatese. Anetari i personelit akademik ka te drejte te apeloje te dekani, ose edhe te drejtori, lidhur me shperndarjen e kohes vjetore te punes apo te mesimdhenies se normuar vjetore ne vecanti. Vendimi i dekanit apo drejtorit eshte perfundimtar. Nderkaq, personeli akademik me kohe te plote ne IAL publike mund te tejkaloje normen vjetore per mesimdhenie deri ne masen 30 per qind, pasi te kete plotesuar te gjitha detyrimet e kohes vjetore te punes. Ndersa tejkalimi i paguar mbi 30 per qind te mesimdhenies se normuar vjetore mund te behet vetem per nevoja te institucionit dhe me miratim nga ministri i Arsimit dhe Shkences. Ky udhezim do te filloje te zbatohet duke filluar nga viti akademik 2008-2009, ndersa udhezimi nr.27, date 04.10.2004, i ministrit te Arsimit dhe Shkences "Per Ngarkesen Mesimore ne Shkollat e Larta", dhe akte te tjera nenligjore qe bien ndesh me kete udhezim, shfuqizohen.
Me pare vendosnin dekanet
Sipas udhezimit te nxjerre ne vitin 2004, ishin dekanet e fakulteteve, ata qe vendosnin ne lidhje me oret mesimore qe duhet te permbushte nje pedagog, nje lektor, nje profesor, apo ndonje anetar i stafit pedagogjik me ndonje status tjeter. Pasi konsultohej me cdonjerin prej tyre, dekani bente planin e oreve mesimore, duke shperndare ne menyre te barabarte ngarkesen mesimore.
Me pare vendosnin dekanet
Sipas udhezimit te nxjerre ne vitin 2004, ishin dekanet e fakulteteve, ata qe vendosnin ne lidhje me oret mesimore qe duhet te permbushte nje pedagog, nje lektor, nje profesor, apo ndonje anetar i stafit pedagogjik me ndonje status tjeter. Pasi konsultohej me cdonjerin prej tyre, dekani bente planin e oreve mesimore, duke shperndare ne menyre te barabarte ngarkesen mesimore.