Ligji, ndalon publicitetin e klinikave dentare
Me futjen ne fuqi te ligjit te ri te sherbimit dentar, asnje nga klinikat stomatologjike nuk do te kete mundesine qe te beje publicitet ne media. Me perputhjen e ligjeve shqiptare me ato te Bashkimit Evropian eshte kerkuar heqja e publicitetit, pervecse ne revistat mjekesore. "Me sa une jam i informuar, por edhe ne vendet e tjera te BE-se, publiciteti per klinikat dentare apo edhe sherbimet e tjera shendetesore lejohet vetem ne revista mjekesore dhe jo ne media. Ndaj edhe ligji yne duhet ta perfshije kete pike", eshte shprehur kryetari i Komisionit parlamentar te Shendetesise, Tritan Shehu. Nderkohe qe anetaret e tjere te komisionit kane propozuar qe futja e reklamave ne media behet vetem atehere kur merret miratim nga Ministria e Shendetesise. "Berja e reklamave nuk lejohet ne asnje shtet, edhe atehere kur ndodh duhet te jete Ministria e Shendetesise ajo qe duhet te nenshkruaje nje kontrate dhe te jape miratimin, pasi te kete pare kete spot publicitar dhe ate cka ofron ai", eshte shprehur ish-ministri i Shendetesise, Leonard Solis. Sipas tij, sot ne vendin tone nje klinike private mund te beje publicitet dhe reklame duke i premtuar pacienteve dhe shikuesve shume sherbime ne kliniken e tij, por ne te vertete shume pak prej tyre mund te ofrohen nga ky person. Ne menyre qe te mos abuzohet me keto sherbime, ligji i ri ka kerkuar ndalimin e berjes publicitet mediat vizive dhe ato te shkruara. Te vetmet qe mund ta ofrojne kete lloj sherbimi jane revistat e fushes, pikerisht ato mjekesore.