Hemorragjia socialiste - Vagjel Tavo paralajmeron largimin perfundimtar nga PS

Deputeti i ka lene nje ultimatum nje javor kreut te PS-se per ndryshim te linjes politike dhe sheshimin e ndasive te qellimta mes socialisteve
Deputeti i Partise Socialiste te qarkut te Gjirokastres Vangjel Tavo i cili tre jave me pare ka deklaruar largimin e tij nga gruipi parlamentar i PS-se ka dale dje para mediave duke sqaruar arsyet e largimit te tij nga kjo force politike. Ai ka deklaruar se shkak i largimit te tij nga grupi parlamentar socialist eshte te drejtuarit ne menyre arbitrare te Partise nga lideri i tyre Edi Rama por pervec kesaj nje shkak tjeter i largimit te tij nga PS-ja eshte dhe situata tejet problematike e gjendjes se krijuar ne rrethin e Gjirokastres si dhe mosangazhimi i asnje prej drejtuesve te kesaj partie per ti ardhur ne zgjidhje kesaj situate te renduar politike. Tavo ka deklaruar se ka kerkuar takim me kreun e socialisteve Edi Ramen perreth dy muaj me radhe dhe ende nuk ka marre asnje pergjigje prej tij.
I ka derguar 4 SMS ne telefon dhe ende asnje interes nuk ka pasur nga ana e Edi Rames kundrejt kerkesave - tha Tavo. Me pas ai tha se i ka derguar nje leter kryetarit te grupit parlamentar te socialisteve Gramoz Rucit duke i kerkuar zgjidhjen e menjehershme te kesaj situate problematike te krijuar ne rrethin e Gjirokastres. Deputeti socialist Vangjel Tavo ka vene ne dukje se eshte ne pritje te nje pergjigjeje nga drejtuesit e PS-se brenda dates 29 tetor lidhur me plotesimin e kerkesave te ngritura prej tij por se menjehere pas kesaj date afati te caktuar prej tij Tavo do te marre vendimin perfundimtar pasi ashtu sic deshmoi dhe ai situata e krijuar ne Partine Socialiste te Gjirokastres eshte alarmante dhe i duhet dhene zgjidhje sa me pare. Qendrimi im lidhet me mos gjetjen e konsensusit per zgjidhjen e problemeve brenda gjirit te Partise Socialiste ne Gjirokaster- ka thene Tavo ne takimin e zhvilluar me simpatizante ne seline e PS-se ne Gjirokaster.
Ai ka theksuar se deri me 29 tetor kerkoj pergjigjen me shkrim nga Edi Rama per plotesimin e kater kerkesave te parashtruara nga perfaqesuesit e socialisteve te Gjirokastres si dhe zgjidhjen e situates se krijuar ne degen e PS-se se ketij qarku.
Deputeti Tavo ka folur dhe per votat ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit ne Gjirokaster duke deshmuar se votat ne Gjirokaster nuk jane manipuluar. Ai ka theksuar gjithashtu se do te vazhdoje te mbetet socialist por jo me nen urdhrat e EDI Rames. Une do te mbetem socialist pasi ne PS nuk me ka sjelle Edi Rama dhe ai nuk mund te me heqe dot nga kjo force politike por asnjehere une nuk do te votoj sipas deshires se x-it apo y-it por do te votoj ne mbrojtje te interesave te elektoralit qe me ka votuar - eshte shprehur Tavo.
Deputeti Vagjel Tavo shpalli 3 jave me pare divorcin nga grupi parlamentar socialist ne shenje pakenaqesie ndaj linjes politike te ndjekur nga kreu i opozites Edi Rama te cilen ai e vleresoi si paralele interesash personale. Akuzat e Tavos arrinin deri aty sa akuzohej udheheqja e sotme e PS-se si drejtim konvergjencash dhe lidhjes reciproke mes personave te caktuar te lidhur mes tyre nga biznese dhe afera te tjera te cilat skane asnje lidhje me kontributet ne PS. Nuk eshte hera e pare eksponente me kontribute dhe me vlera reale ne PS hedhin akuza te ashpra ndaj linjes aktuale te Edi Rames dhe klikes ndjekese qe seshte gje tjeter vecse nje lsquoshoqate firmash ndertimi qe po degdisnin si mos me keq forcen me te madhe politike ne opozite.