Hëna: Jam i tronditur, s'e prisja që shoku i ngushtë të më vriste babanë
KORÇË - Pronari i kazinosë në fshatin Vloçisht të Korçës, Erjon Hëna nuk do ta besojë ende se shoku i tij i ngushtë i ka vrarë babain. Ai thotë se është i shokuar dhe se do të presë përfundimin e hetimeve për zbardhjen e së vërtetës. Ndërkohë, Erjon Hëna deklaron se nuk do të bëjë vetëgjyqësi ndaj familjes Kodralli. Ndërsa kërkon që të dënohet maksimalisht ekzekutori i babait të tij.
Si ndiheni tani pas arrestimit të Edisonit, që akuzohet për vrasjen e babait tuaj?
Jam i lehtësuar që tashmë është kapur autori i vrasjes, por nga ana tjetër jam i zhgënjyer që vrasësi është një njeri më të cilin unë jam rritur dhe e kam konsideruar shok. Jam i shokuar, pasi prisja që vrasësi i babait tim të ishte dikush tjetër dhe jo shoku im.
Ju besoni të jetë ai autori i krimit?
Fakti që e thotë policia, edhe më bën ta besoj. Nuk di çfarë të them, do të pres deri në fund hetimeve për të mësuar të vërtetën mbi vrasjen e babait tim. Unë i kam qëndruar shumë afër familjes së Edison Kodrallit, kur ai ishte në emigracion. Kjo më turbullon vërtet. Ai luante rregullisht në lokalin tim. Ditën e ngjarjes, Edisoni është larguar nga lokali para meje.
Mendoni për vetë-gjyqësi?
Absolutisht jo! Nuk hakmerrem ndaj asaj familjeje. Mua babai nuk më kthehet më. Më është hapur një plagë e madhe, por kurrsesi nuk do të marr hak. Gjithçka ia lë në dorë drejtësisë. Cilido të jetë autori kërkoj dënim maksimal, pasi vetëm mund të qetësohem unë dhe shpiti i babait tim.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb) Lidhje te tjera Vrasja në kazino, Albana Kodralli: Bashkëshorti im s’është autori