Hendeku mes Veriut dhe Jugut ne Itali i veshtire per tu kapercyer

talia eshte nje nga vendet me pabarazite me te medha ekonomike ne Evrope. Veriu me qytete si Milano dhe Torino sjell pjesen me te madhe te prodhimit kombetar te vendit ndersa pershtypja per jugun eshte se atje vetem pushohet dhe eshte territori i krimit te organizuar. Megjithate disa analiste thone se jugu i Italise ka burime te konsiderueshme te pashfrytezuara qe mund ta nxjerrin vendin nga kriza ekonomike.
Gomat e rrotave priten ne fabriken Pirelli ne Milano gati per tu vene ne prove. shte imazhi I se ardhmes ne industrine italiane. Pirelli sa ka bere publike shifra shume pozitive per fitimet e 9 muajve te fundit afro 50 per qind me shume sesa ne vitin 2010.
Presidenti Marko Tronketi Provera eshte krenar per trashegimine 140 vjecare te kompanise. Por ai thote se burimi I fitimeve eshte jashte Italise.
Ne jemi nje kompani globale keshtuqe kemi koken dhe zemren ne Itali. Por mbi 90 per qind e produkteve tona dhe aktivitetit prodhues eshte ne pjese te tjera te botes. Zhvillimi i Evropes po ngadalesohet dhe ky eshte fakt.
Emra te famshem si Gucci Versace dhe Prada e kane qendren ne Milano. Grupi tregetar I mallrave te luksit Altagamma parashikon se rritja e shitjeve ne Azi do te kape shifren 16.5 per qind per vitin qe vjen. Shkelqimi I ketushem eshte I genjeshtert po te kesh parasysh krizen ekonomike ne Itali.
Borokracia sistemi yne I drejtesise jane shume te nderlikuara. Gjithcka eshte e ngritur ne baze te nje sistemi te vjeteruar qe duhet ta ndryshojme thote zoti Provera I Pirellit.
700 kilometra ne Jug te Milanos eshte Napoli. Prodhimi kombetar bruto ne Jug eshte sa gjysma e atij te Veriut.
Analistet thone se rajoni ka vuajtur nga dekada mungesash ne investim megjithese Fondi I Zhvillimit I Bashkimit Evropian ka hedhur miliarda Euro per kete rajon.
Giampiero Gallo profesor ekonomie ne Universitetin e Firences thote se mungesa e ekuilibrit e ka zhvendosur vemendjen.
Ne nje fare menyre polarizimi mes veriut dhe jugut I ka dhene veriut nje fare sigurie tek ideja se faji per problemet ne vend eshte diku tjeter.
Salvatore Miele drejton biznesin e familjes Vincenzo Miele Transport ne portin e Napolit duke transportuar konteinere ne gjithe Italine dhe ne shume vende te botes.
Krahasuar me pjesen tjeter te Italise burokracia ketu ne jug ngadaleson cdo gje dhe kjo po bllokon rritjen. Jugu I Italise eshte neglizhuar nga politikanet dhe elita ne pushtet. Keshtuqe ritmi yne eshte me i ngadalte.
Italia e jugut ka reputacion te keq per krimin e organizuar. Miele thote se eshte me fat qe nuk ka pasur pasoja.
Nese u japim te rinjve shpresa per te ardhmen kriminaliteti do te bjere. Mundesite ne Jug te Italise jane te jashtezakonshme ne kemi shume burime per te rinjte. Ne duhet tI ndihmojme te gjejne pune qe te ndertojne nje te ardhme.
Napoli dhe Milano dy qytete dhe dy skaje te ekonomise italiane. Analistet thone se nese Italia I rikthehet rritjes ekonomike dhe del nga kriza hendeku mes veriut dhe jugut duhet te kapercehet.