Hënes: “Faulle si të Lalës vdesin futbollin e bukur”

Vazhdon të ndizet akoma dhe më shumë debati në lidhje me faullin dhe kartonin e kuq të marrë nga shqiptari Altin Lala në ndeshjen Bajern-Hanover 96 (3-0) , të zhvilluar ditën e shtunë në Gjermani, ku Lala u ndëshkua me karton të kuq, pas dy kartonëve të verdhë. "Kur njerëz si Uli Hënes dhe Otmar Hitzfeld qëndrojnë në vijën anësore dhe ulërasin, gjyqtarët nisin e të kenë frikë. Ata duhet të lejojnë pak dylyftimet. Këtë duan të shikojnë shikuesit. Kjo e bën lojën të vdesë", - citohet Lala nga siti gjerman Weltonline.de Në minutën e 33-të Lala shkaktoi një faull kundër Riberisë dhe në të minutën e 44-t kundër Ze Robertos. Lala u ndëshkua me karton të verdhë në rastin e parë dhe me karton të verdhë e të kuq pas faullit të dytë.
Pas akuzave të ish-kapitenit të Hanoverit, Lala, se bosët e Bajernit ndikojnë në vendimet e gjyqtarëve, vjen edhe kundërpërgjigja e Uli Hënesit, menaxherit të rekordmenit gjerman, Bajernin i Munihut. Kampioni i Botës i vitit 1974, ka folur për revistën e specializuar sportive "Kicker". Hënes ishte në qendër të vëmendjes gjatë ndeshjes, kur reagoi në mënyrë aspak të zakonshme pas një faulli të Altin Lalës kundër yllit të ri të mesfushës së Bajernit, Frenk Riberi. I plotfuqishmi i Bajernit shkëmbeu edhe batuta jo të këndshme me trajnerin e Hanoverit, Dieter Heking. "Njerëzit duan të shohin futboll të bukur, por ka individë që me faullet e tyre duan ta vdesin. Duhet të bëhet e vetëdijshme se shëndeti i lojtarëve është shumë i rëndësishëm. Zoti Rroth (shefi i gjyqtarëve) dhe gjyqtarët duhen të reagojnë dhe sipas nevojës mund të ndëshkojnë edhe shtatë, tetë futbollistë. Duhet të luajnë topin dhe jo ti bëjnë "kaput" gjunjët e kundërshtarëve. Nëse kjo do të lejohet, atëherë të gjithë do të luajnë të fashuar. Dhe atëherë natën e mirë futboll", - citohet Hënes nga "Kicker". I kundërt me mendimin e Hënesit ishte reagimi i drejtorit sportiv të Bajern Leverkuzenit, Rudi Fëller. "Ne nuk luajmë shah. Riberi duhet ta dijë këtë – në Francë ai ka përjetuar situata më të vështira. Një trajtim i vecantë për yjet është një shaka", mendon kampioni i botës (1990), i cili në vitin 1993 fitoi Ligën e Kampioneve me Olimpikn e Marsejës, ekip nga dhe u transferua Riberi te Bajerni.
Edhe trajneri i Hanoverit, Heking, duke mos dashur të marrë në mbrojtje haptazi Altin Lalën, reagoi pas deklarimeve të Hënesit gjatë dhe pas ndeshjes: "Unë nuk e kuptoj se si katër njerëz qendrojnë në vijën anësore, sulmojnë dhe vrullshëm kërkojnë të nxirren kartonë. Kjo nuk ishte e nevojshme nga ana e Bajernit. Në cdo rast kjo më më ka nervozuar shumë. Kjo është gjithashtu kundër Fairplejit".