Sitet franceze: Cana e meritoi shiritin, nuk zhgënjeu

Kapiteni i Olimpikut të Marsejës në fitoren në transfertë me Kaen (1-2), Lorik Cana, është vlersuar me notën e kënaqshme 5.5 nga siti omplanete.com: "Kapiteni i Marsejës u shfaq në një ditë më të mirë se në paraqitjet e mëparshme. Edhe pse nuk ishte i perandorak në rikuperimet e tij, ai nuk e ishte nervoz dhe bëri pak gabime, në kontrast me paraqitjet e tij të fundit". Lojtari më i mirë i Marsejës në ndeshjen e fituar me Kaen u vlerësua portieri Stiv Mamanda (6.5).
Siti tjetër i njohur si i ultrasve të Marsejës, lephoceen.fr i ka dhënë të njëjtin vlerësim (5.5) duke e përshkruar kështu paraqitjen e Lorik Canës: "Luftëtari' i OM-së, i cili kishte shiritin e kapitenit të Olimpikut të Marsejës në vend të Habib Beje nuk zhgënjeu. Gjithmonë e më shumë serioz, ai ka meritën se e kontrolloi agresivitetin e tij në kuptimin e mirë në termat së nuk morri (një herë nuk është zakon) karton të verdhë. Tepër i cmuar si mesfushor mbrojtës".
Lajmi i fundit nga kampi olimpien ka të bëjë me sulmuesin Xhibril Sise, i cili pas dëmtimit në kofshën e majt do të jetë i padisponueshëm për ndeshjen e së mëkurës kundër Nisës.