E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkëndija humbet, Milano nuk e lëshon pozitën e parë

Në një ndeshje tejet te zbehtë skuadra e Shkëndijës nuk ariti që të shënoj fitore ndaj skuadrës së Sileksit. Fillimi i takimit ka qenë i furishëm për futbollistët "kuq e zi" , të cilët sulmuan ashpër portën kundërshtare por nuk aritën që të shënonin gol për këtë mundë edhe që të ndëshkoheshin në minutën e 26 ku nga një kundërzbritje të Gligorov i cili gjuan dhe mposht për cast portierin Basnarkov nga vija e bardh nxjerr topin kapiteni Selimi. Në pjesën e dytë të takimit ishin futbollistët e Sileksit të cilët morën iniciativën me an të futbollistit më me përvojë Mirce Natkov i cili ishte edhe më meritori që futbollistët e tij shënuan gol në minutën e 80 me anë të Aksientiv.
Kthimi i "Balistave", nuk i ndihmoi skuadrës së Shkëndijës që të shënoj fitore edhe pse ata paralajmëruan se në rast se kthehen Shkëndija do të kthehet në rrugën e sukseseve.
Bashkimi ka shënuar fitoren e parë këtë sezon ndaj Napredokut 4-1 kurse ekipi i Renoves në cilësi të mysafirit në Prilep ka barazuar pa gola. Të shtunën hiti i ketijë sezoni Milano e Kumanoves ka fituar ndaj Pelisterit 3-0 dhe me keto fitore skuadra kumanovare tregon se do të jetë njëri ndër konkurentet kryesor për titullin e kampionit.
Rabotnicki K. 1-0 Vardar
Milano 3-0 Pelister
Bashkimi 4-1 Napredok
Maqedonija GJ.P 1-0 Cementarnica 55
Pobeda 0-0 Renova
Shkendija 0-1 Sileks
Tabela:
1 Мilano 10
2 Rabotnicki K. 10
3 Maqedonija GJ.P. 9
4 Vardar 7
5 Sileks 7
6 Pelister 7
7 Pobeda 5
8 Renova 4
9 Bashkimi 3
10 Napredok 2
11 Shkendija 1
12 Cementarnica 1

Vullnet Dauti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›