Massa dhe Ferrari festojnë në Stamboll

Braziliani Felipe Massa eshte fitues i cmimit te madh te Turqise, 12 gare e kampionatit boteror ne Formula 1, e cila u zhvillua ne Stamboll. Piloti i Ferrarit ka triumfuar para kolegut te tije Kimi Raikkonen kurse ne vend te trete ka qene kampioni aktual Fernando Alonso i McLaren Mercedes. I katerti eshte Nick Heidfeld i BMW-se ndersa lideri aktual Lewis Hamilton ishte i pesti.
Massa deri ne fitoren e peste ne karriere ka arritur bindshem pasi gara nuk ka pasur tejkalime te shumta, i'a filloi prej pole dhe e mbajti deri ne fund poziten.
Pas 12 garave prej gjithsej 17, britaniku Hamilton ka ruajtur poziten e pare me 84 pike, Alonso i dyti me 79 kurse Massa i treti me 69 pike.
Ne renditjen e konstruktoreve : 1. McLaren Mercedes me 148 2. Ferrarit me 137 dhe 3. BMW me 77.




Video amatore nga atmosfera ne Stamboll