E Shtunë, 31 Tetor 2026

Henri Ndreka firmos për Besëlidhjen

(ALBANIA SPORT) – Henri Ndreka do të luajë me Besëlidhjen e Lezhës gjatë fazës së dytë të Kategorisë së Parë. Mbrojtësi lezhjan është huazuar nga Teuta (Kategoria Superiore) dhe tashmë është nën urdhrat e trajnerit Ilir Gjyla. Në ndeshjen e parë të fazës së dytë, Besëidhja fitoi 3-2 me Elbasanin, ndërsa në javën e 17-të do të përballet me Kamzën. Lojtarët e Besëlidhjes kanë marrë jo vetëm rrogat, por dhe një premio prej 7000 lekësh secili për fitoren kundër Elbasanit. Burimi: Albania-sport.comE Enjte, 04 Shkurt 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›