E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ylli Shehu, trajneri i ri i Teutës

(ALBANIA SPORT) – Ylli Shehu është trajneri i ri i Teutës, duke pasuar në bankinë teknikun e shkarkuar, Mirel Josa. Në fakt, Shehu, një ish-trajner i Luftëtarit, Tomorit e Skraparit, ishte ndihmësi i Josës gjatë këtij edicioni me durrsakët.
Edmond Zalla do të jetë në rolin e drejtorit sportiv te Teuta. Zalla më parë ka qenë trajner i Teutës dhe Besës.
Trajneri Ylli Shehu, një ish-lojtar i Partizanit dhe Kombëtares (1 gol), do të debutojë në ndeshjen kundër Skënderbeut.
Sa për statistikë, Shehu është trajneri i 23-të që drejton një skuadër të Superligës gjatë këtij edicioni, ku vetëm katër nga 12 skuadra nuk e kanë ndryshuar trajnerin, përkatësisht Dinamo, Besa, Laçi dhe Kastrioti.
SUPERLIGA 2009-2010
LËVIZJET E TRAJNERËVE
Shkumbini: Gugash Magani (nga java 1-2); Kristaq Mile (nga java 3-15). Përparim Daiu (nga java 16)
Flamurtari: Eqerem Memushi (nga java 1-4); Gugash Magani (nga java e 5-të)
Gramozi: Ilir Qirjako (nga java 1-5); Agim Canaj (nga java e 6-të).
Vllaznia: Hasan Lika (nga java 1-5); Roland Luçi (nga java e 6-të); Edi Martini (nga java 18)
Tirana: Ilija Lonçareviç (nga java 1-6); Alban Tafaj (nga java e 7-18): Nevil Dede (nga java 19)
Apolonia: Esad Karishik (nga java 1-10); Hasan Lika nga java e 11-të.
Skënderbeu: Gerti Haxhiu (nga java 1-17); Andrea Marko (nga java 18)
Teuta: Mirel Josa (1-19) Ylli Shehu (nga java 20)
Burimi: Albania-sport.comE Enjte, 04 Shkurt 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›