E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miqësore, Dinamo – Trepçe 2-1

(ALBANIA SPORT) – Dinamo fitoi 2-1 miqësoren me Trepçen e Mitrovicës. Golat për formacionin e kryesuesve të Kategorisë Superiore në Shqipëri mbajnë firmat e Elis Bakajt dhe argjentinasit Timpanaro. Për Trepçen, kryesuese të Kategorisë Superiore në Kosovë, shënoi Hyseni. Trepçe është duke kryer fazën përgatitore në Shqipëri.
Interesant është fakti se mbrojtësi senegalez i Dinamos, Diop, pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e Superligës ndaj Skënderbeut, u ndëshkua edhe me karton të kuq në miqësoren kundër Trepçes. Në miqësoren kundër Trepçes, Emiljano Vila pësoi një dëmtim të lehtë. Burimi: Albania-sport.comE Enjte, 04 Shkurt 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›