E Diel, 1 Nëntor 2026

Henri pranë largimit, Siti "përgjon"

Megjithëse marrëveshja mes klubit katalanas dhe ish-kapitenit të Arsenalit skadon në fund të vitit 2011, Henri nuk është në planet e trajnerit Pep Guardiola për sezonin e ardhshëm. Në këtë mënyrë, francezi është i interesuar të gjejë një ekip të ri sa më shpejt të jetë e mundur.

Mançester Siti ka pasur kontakte edhe më parë me sulmuesin francez, edhe pse dëshira e vetë lojtarit është të rikthehet te Arsenali. Nëse Tieri Henri i bashkohet “Citizens”, do të gjejë në ekip edhe emra të tjerë me të cilët ka luajtur në të kaluarën, si Adebajor, Ture, Silvinjo dhe Vieira.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›