E Shtunë, 31 Tetor 2026

BAFTA 2010, "The Hurt Locker" mposht "Avatar"

Filmi më i mirë u shpall "The Hurt Loker" që flet për luftën në Irak dhe regjisorja më e mirë Kethrin Bigelou,e cila fitoi edhe çmimin e drejtores më të mirë, duke u bërë gruaja e parë që rrëmben këtë trofe. .

"The Hurt Locker" fitoi 6 çmime në zhanre të ndryshme si Filmi më i Mirë, Regjisori më i Mirë, Skenari më Origjinal, Montazhi më i Mirë si dhe në atë të Zërit e Kinematografisë.

Kurse filmi "Avatar" i regjisorit të njohur Xhejms Kamerun që po thyen rekordet e transmetimit në kinematë e shumë vendeve të botës, mundi të marrë çmim vetëm në dy zhanre.

Tema e filmit "The Hurt Locker" përbëhet nga ngjarjet e përjetuara nga ekipi i demontimit dhe asgjësimit të bombave në mes të luftës së Irakut.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›