Hap siparin Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut
Çelet sot Festivali Ndërkombetar i Filmit për të Drejtat e Njeriut .
Festivali do të shfaqë për pesë ditë me radhë reth 37 filma. Në qëndër të tyre është trajtimi i çështjeve mbi të drejtat e njeriut dhe fenomene shoqerore nga vende të ndryshme të botës.Megjithëse filmat nuk janë pjesë e historisë shqiptare publiku do të njihet me realitete të dhimbshme njerëzore që reflektojnë edhe në shoqerinë tone.
Filmat trajtojnë histori rënqethëse ,ankthe dhe dilema nga jeta e përditshme në mbarë botën. Në imazhet e tyre shfaqen fëmijë që shiten, gra që dhunohen, glorifikime krimi tiranësh e diktatorësh, korrupsion, lavazh truri e parash si normë e model të jetuari.
Filmi i parë që është vendosur te hapi siparin e transmetimit do të jetë "Maria full of grace" (SHBA) i regjisorit Joshua Marston, me protagoniste Catalina Sandino Moreno dhe Virgina Ariza.
Edicioni i katërt i këtij festivali sjell edhe risi të tjera siç është dhe organizimi i forumeve të hapura me nxënës të shkollave të mesme të interesuar per të diskutuar çështje të të drejtave të njeriut.
Ky edicion do të zhvilohet në mjediset e Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi. Hyrja do të jetë e lirë.