E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zona euro, rritet besimi në ekonomi

Treguesi i besimit të drejtuesve të ndërmarrjeve dhe të konsumatorëve të zonës euro është rritur në shtator për të gjashtin muaj radhazi, edhe pse mbetet nën mesataren e 20 viteve të fundit.
Treguesi ka arritur në 82,8 pikë në shtator kundrejt 80,8 pikë në gusht, duke u rritur më pak se muajt e mëparshëm, njoftoi sot Komisioni Evropian.
Në gusht, treguesi i besimit ekonomik ka patur një rritje prej 4,8 pikësh në krahasim me korrikun. Ai ka arritur kuotën më të ulët në historinë e tij në mars me (64,6 pikë).
Në të gjithë BE-në, treguesi i besimit është në rritje prej 1,6 pikësh, duke arritur në 82,6 pikë në shtator kundrejt 81 pikëve në gusht. Përmirësimi në BE dhe në zonën euro erdhi si pasojë e një rritjeje të besimit në të gjithë sektorët, bëri të ditur Komisioni Evropian.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›