Kombëtarja Shpresa test miqësor me Maltën
Kombëtarja Shpresa do të ketë përballë në një test miqësor bashkëmoshatarët e Maltës. Ndeshja do të luhet në stadiumin "Niko Dovana" të qytetit të Durrësit në orën 17:00. Për trajnerin Artan Bushati, kjo ndeshje do të shërbejë si një nxehje për ndeshjen zyrtare kundër Azerbajxhanit. Kuqezinjtë e vegjël do të zbresin në fushë me këtë formacion: Në portë do të luajë Moçka. Në mbrojtje do të aktivizohen ,Bici ,Malota Semina dhe Arbëri, në mesfushë do të jenë Zeqiri, Sabien, Lilaj ,Gava dhe Karabeci ndërsa në sulm do të luajnë Hysa dhe Januzi.