E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan kërkon mesfushorin Blerim Xhemaili

Mesfushori shqiptaro-maqedonas, Blerim Xhemaili i cili aktivizohet tek skuadra italiane e Torinos, kërkohet nga klubi i Milanit, sipas lajmit të publikuar sot në faqen sportive italiane (sportmediaset.it).
Për 23-vjeçarin me pasaportë zvicerane, Milani i ka ofruar Torinos 4 milionë euro si dhe sulmuesin e ri Zigoni. Skuadra kuq e zi e kërkon Xhemailin si zëvendësues të Andrea Pirlos gjatë sezonit të gjatë që duhet të përballojë Milani në tre aktivitete (Kampionat, Kupë, Ligë Kampionesh). Kuqeznjtë janë vënë në gjurmët e talentit shqiptar që në muajin Janar. Për Xhemailin interesohet edhe skuadra siçiliane e Palermos, që ka ofruar më shumë para se Milani si dhe mesfushorin Noçerino. Ndërkohë duket se është zvogëluar interesimi i skuadrave të tjera italiane Udineze, Napoli e Fiorentina për Xhemailin. Një tjetër ofertë për talentin shqiptaro-maqedonas vjen nga ukrainasit e Shaktjor Donjeck. Fituesja e edicionit të fundit të Kupës UEFA, i plotëson kushtet financiare të Torinos, por Liga ukrainase nuk është një destinacion që pëlqehet nga Xhemaili.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›