E Diel, 1 Nëntor 2026

Hepatitet po zbulohen vonë dhe rastësisht, mjekët: Kujdes, janë viruse që shkaktojnë fatalitete

Infeksioni heshtur i Hepatit B që shkatërron melçinë duke shkaktuar inflamacion të saj po kapet gjithnjë e më shpesh në stade të avancuara dhe krejt rastësisht kur pacientët ankojnë për simptoma të tjera.

Sipas ët dhënave të OBSH vetëm 1 në 6 persona e dinë që janë të infektuar,të tjerët e mësojnë gjatë një kontrolli radiologjik apo një analize gjaku

“Shumica e pacientëve në lidhje me Hebatitin B dhe C diagnostikohen rastësisht. Sepse duke bërë një analizë gjaku shikojnë analizat e larta të mëlcisë apo kur bëjnë ekzaminime radiologjike , sikurse është ECO që vihen reh dëmtime të strukturës së mëlccisë. Gjithashtu diagnostikohet dhe tek pacientët që dhurojnë gjak tek konservimi i gjakut dhe paccienti njoftohet që që ti nuk “ u shpreh Valdete Malaj, Gastrohepatolog.Endoskopiste në Poliklinika e Specialiteteve Nr.3.

Rrugët e infektimit janë kryesisht përmes gjakut, marrëdhënieve seksuale dhe transmetimit vertikal nga nëna te fëmija, por mjekët ngrene shqetësimin e infektimit edhe nga disa burime të tjera .

“Kjo ndodh nëpërmjet instrumenteve kirurgjikale kur nuk zbatohen protokollet e duhura të sterilizimit, tek dentistët por sigurisht ndodh dhe tek qendrat estetike“

Mjekët bëjnë apel për kontrolle 1 herë në 6 muaj për kapjen në kohë të këtij virusi si dhe rivaksinime pas asaj që bëhët në lindje l

Edhe Hepatiti C, ndonëse në shifra më të pakta, mbetet problem pasi sëmundja ka zhvillimi shumë të shpejtë dhe me paspja fatale nëse nuk kapet .

Diagnoza e hershme dhe trajtimi I duhur pastron pacientin brenda dy muajve nga ky infeksion,  ndryshe nga Hepatiti B që gjatë kurimit bën mutacione dhe detyron pacientët të ndryshojnë mjekimin.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›