E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hepatiti B, të infektuar 10 për qind e shqiptarëve

Shërbimi i gastro-hepatologjisë kërkon rimbursim për barnat e fundit të tregut ndërkombëtar farmaceutik

Ndërsa lista e barnave me rimbursim për vitin 2010 tashmë ka dalë në treg, zgjerimi i rimbursimit dhe i përfshirjes në këtë listë kërkohet pothuajse nga të gjithë pacientët, edhe ata me sëmundje të vështira dhe tepër të kushtueshme. Kërkohet të futen në rimbursim, nëpërmjet fondeve të posaçme apo edhe duke parë mundësinë e përfshirjes në skemën e rimbursimit, edhe pacientët që aktualisht janë të prekur nga Hepatiti B dhe C.

Konkretisht dje, në një takim organizuar me specialistë të gastro-hepatologjisë dhe Fakultetit të Mjekësisë është vendosur në dukje kërkesa e pacientëve për t’u bërë pjesë e rimbursimit dhe mbi të gjitha për t’u trajtuar me medikamente të kushtueshme, të cilat aktualisht përdoren në spitalet europiane dhe njihen si të suksesshme në sekretin e farmaceutikës.

Dje në aktivitet, shefi i gastro-hepatologjisë, Jovan Bashko, ka sqaruar se sipas të dhënave janë 9 për qind e popullatës shqiptare që janë prekur nga Hepatiti B dhe 1 për qind e shqiptarëve të prekur nga Hepatiti C.

Virusi

Ndër personat më të rrezikuar për t’u prekur nga hepatiti janë ata që kryejnë transfuzion të gjakut, grupet e cilësuara si kontingjenti me “risk”, si edhe ata që nuk kanë informacion apo kryejnë marrëdhënie seksuale të pambrojtura.

Hepatiti B merret nëpërmjet gjakut të infektuar dhe kontaktit seksual, ndërsa Hepatiti C merret përmes kontaktit direkt me gjakun. Sipas mjekëve, trajtimi për Hepatitin C është i shtrenjtë duke kapur shifrën e 4800 dollarë për faturën e një personi të vetëm. ////Kundër Hepatitit B është masa më e mirë mbrojtëse, ndaj vaksinimi nuk do të ndërpritet, madje po nxitet tregu i hapur farmaceutik. Kurimi i Hepatitit C bëhet përmes medikamenteve të kushtueshme, prodhimet e fundit farmaceutike, sipas mjekëve, janë tepër të sofistikuara duke u sjellë pacientëve përmirësim të sëmundjes, por edhe të jetesës.

Hepatiti C është sëmundje e përhapur në të gjithë botën dhe një nga problemet më të mëdha të mjekësisë së sotme. Zbulimi i virusit të Hepatitit C është bërë më 1989-n dhe që nga ajo kohë e deri më sot ky hepatit ka përbërë e përbën një nga problemet më të mëdha të hepatologjisë së sotme. Deri tani për mbrojtjen nga virusi C nuk ekziston vaksinë e efektshme.

Gabimet mjekësore

Për shkak të kushteve në punë, gabimeve mjekësore siç quhen në mjekësi, një pjesë e punonjësve në spitale janë prekur nga hepatitet. Përfundimet për infektimin e bluzave të bardha në vendin e punës, i ka dhënë një studim i kryer në disa qytete të vendit. Sipas të dhënave të grumbulluara në disa faza, me popullatën, me grupet e riskut dhe punonjësit e shëndetësisë, rezultuan se ishin prekur nga hepatiti në ambientet e punës disa punonjës.

Hepatiti B

Shkaktohet nga virusi i Hepatitit B, një hepadnavirus i njohur si HBV (Hepatitis B Virus). Përhapet nëpërmjet marrëdhënieve seksuale, shiringave dhe nga nëna shtatzënë te bebja (njësoj si virusi HIV i SIDA-s). Inkubacioni = 2 deri në 6 muaj. Transaminazat janë më të larta se në Hepatitin A dhe rrinë të rritura për rreth 3 muaj. Trajtimi i Hepatitit B: ushqim normal, pa e tepruar. Pacienti nuk duhet të pijë alkool, nuk duhet të bëjë punë të rënda dhe duhet të shtrihet në shtrat nëse dëshiron. Pacienti duhet vëzhguar për komplikime.

Hepatiti C:

Shkaktohet nga virusi i Hepatitit C, një virus i përbërë nga një fije acidi ribonukleik dhe i ngjashëm me flaviviruset.

Përhapet me shiringa. Rreziku i transmetimit me rrugë seksuale ose nga nëna te fetusi është i vogël. Transmetimi nëpërmjet gjirit nuk është i dokumentuar. Inkubacioni = 6-7 javë.

Hepatiti C shpesh nuk ka shumë simptoma; transaminazat ulen dhe rriten herë pas here dhe 80% e rasteve përfundojnë me hepatit kronik.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›