E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarmi në QSUT, 400 raste me kancer në mëlçi

Tiranë, 19 maj, NOA - Shqipëria po shton numrin e të prekurve nga hepatitet virale B e C çdo vit duke u konsideruar një vend me prevalencë të konsiderueshme për shkak të shifrës së lartë të pacientëve.

Të dhënat më të fundit nga spitali infektiv në Tiranë thonë se 6 deri në 8 për qind e popullatës rezulton e prekur nga hepatiti B, por shqetësuese paraqitet rritja e të infektuarve me hepatit C.

Sipas mjekut infeksionist Arjan Harxhi, hepatiti C është më i pranishëm në grupopullatën e cilësuar si e rrezikuar, siç janë, përdoruesit e drogave, të burgosurit, homoseksualët si dhe pacientët që kryejnë shumë transfuzione.

Në pavionin e gastrohepatologjisë në QSUT paraqiten çdo vit 600 pacientë që kërkojnë ndihmë mjekësore. Sipas shefit të pavionit, Jovan basha, 400 prej tyre rezultojnë me sëmundje kronike të mëlçisë e shkaktuar prej hepatitit C.

Mjekët thonë se shumë persona në Shqipëri mund të jenë mbartës të hepatiteve, por duke qenë se sëmundja nuk shkakton dhimbje, por evolon ngadalë, pjesa më e madhe e pacientëve e kapin atë në stade të vonshme rreth moshës 40 vjeç, kur janë në kulmin e aktivitetit fizik.

Barnat e reja të cilat janë shumë të shtrenjta do të ndihmonin për ti riaktivizuar këta pacientë të cilët nuk kanë fatin të shërohen plotësisht nga sëmundja por mund të rrisin cilësinë e jetës së tyre.

Apeli i mjekëve në këtë ditë ka qenë depistimi i popullatës dhe paraqitja sa më shpesh te mjeku specialist për të kryer analizat të cilat vërtetojnë nëse je mbartës ose jo i hepatiteve.

b.a/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›