E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurti dhe Ymeri mysafir në LDK

Në zyrat e Sabri Hamitit në Kuvendin e Ksovës, ai bashkë me Isa Mustafën i kanë pritur Albin Kurtin dhe Visar Ymerin prej Vetëvendosjes!

“Në këtë takim u diskutua për gjendjen e rëndë politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë, si dhe për mungesën e demokracisë dhe të shtetit ligjor. Përgjegjës për të gjitha këto është pikësëpari Qeveria e Kosovës. Me politikat e saj ose mungesën e tyre, ajo ka shkaktuar rritjen e varfërisë dhe të papunësisë në njërën anë, kurse degradimin e shtet ndërtimit në anën tjetër, duke errësuar kështu perspektivën e qytetarëve të Kosovës”, njofton VV.

Sipas tyre, u trajtua edhe çështja e reformës zgjedhore dhe rëndësia e jashtëzakonshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Kosovë.

“Përndryshe, çfarëdo përsëritje e cilësdo prej atyre dukurive të shumta që shënuan vjedhjet dhe parregullsitë masive të zgjedhjeve të 12 dhjetorit 2010, do të bënte që shteti i dobët i Kosovës të rrezikojë që pakthyeshëm të dështojë”, thuhet në këtë njoftim./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›