Heqja e TVSH-se per makinerite

Industrialistët e mëdhenj vendas përshëndesin vendimin e qeverisë për heqjen e TVSH-së për makineritë, vendim i cili hyn në fuqi që nga 1 janari i vitit 2013. Ky vendim lejon përjashtimin nga TVSH-ja, për ato makineri të cilat janë të destinuara për investim mbi 50 mln lekë. Në këtë pikë, Konfindustria i kërkon ekzekutivit, që pragu të ulet deri në vlerën prej 15 milion leke të vlerës së investimit.
Industrialistët vlerësojnë, se ulja e pragut të heqjes së TVSH-së për makineritë dhe pajisjet do të ishte një mjet tjetër nxitës për investimet vendase dhe të huaja.