E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brahimi ne damask

I dërguari ndërkombëtar Lakdar Brahimi ndodhet në Damask ku pritet të takohet me presidentin sirian Bashar Al Asad. Negociuesi algjerian ka udhëtuar në Siri ndërmjet Libanit dhe u prit nga ministri i jashtëm sirian Mikdad si dhe kryetari i zyrës politike të OKB-së në Damask, Lamani. Diplomati veteran ka përshëndetur zyrtarët dhe nuk ka thënë asnjë fjalë për gazetarët që prisnin në hollin e hotelit. Brahimi pritet të diskutojë për situatën aktuale në Siri dhe ndoshta për një iniciativë të re që do të detyronte Asad ti jepte fund dhunës që zgjat prej 21 muajsh. Në revoltën kundër pushtetit prej katër dekadash të familjes Asad janë vrarë më shumë se 40 mijë njerëz..

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›