BE ndihma për banorët e izoluar

Stafi i Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe stafi i BE-së në zyrat qëndrore në Bruksel tregojnë solidaritet me shqiptarët e prekur nga emergjenca e bores.
Stafi i Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe stafi i BE-së në zyrat qëndrore në Bruksel kontribuan në furnizime me ushqime emergjence për zonat e thella të Shqipërisë të izoluara kohët e fundit nga reshjet e mëdha të dëborës.
Furnizimet me ushqim, të siguruara nga dhurime private nga stafi i Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe stafi përgjegjës për Shqipërinë në zyrat qëndrore të Komisionit Evropian në Bruksel, u shpërndanë sot në fshatrat në nevojë nëpër Shqipëri.
1.3 tonë me furnizime ushqimore, të blera nga dhurimet e stafit të BE-së, u shpërndanë në fshatrat Arren të Qarkut të Kukësit dhe Lajthizë në Qarkun e Lezhës.
Në vijim të aktivizimit të Qendrës së Monitorimit dhe Informacionit të Zyrës Humanitare të Komisionit Evropian, Luksemburgu kontriboi me një helikopter të përshtatshëm në veçanti për të arritur vendet e izoluara. Ky helikopter u përdor sot për të bërë dy fluturimet e para për shpërndarjen e furnizimeve dhe tre fluturime te tjera u bënë nga helikopterë të Ministrisë së Mbrojtjes Shqiptare.
Gjithashtu, nëpërmjet një projekti emergjent asistence, Delegacioni i Bashkimit Evropian po shpërndan pako me artikuj ushqimore në 57 familje me fëmijë me aftësi të kufizuara në komunat Qendër, Lunik, Stebleve, Stravaj dhe Rrajce. Këto paketa ndihme jepen si pjesë e