E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suedi realizohet transpalnti i mitres

Mjekët në Suedi kanë njoftuar se kanë realizuar transplantimin e parë të mitrës “nga e ëma tek e bija”, pa asnjë ndërlikim. Specialistët e Universitetit të Goteborgut thanë se operacioni i transplantimit është realizuar mbi dy paciente, më 15 dhe 16 shtator. Universiteti ka njoftuar se njëra prej pacienteve kishte hequr mitrën e saj shumë kohë më parë për shkak të kancerit, kurse pacientja tjetër kishte lindur pa të. Të dyja janë në të 30’ tat.
Udhëheqësi i ekipit mjekësor, Mats Branstrom, tha se të dyja pacientet janë në gjendje të mirë, ndonëse të lodhura pas operacionet.
“ ato jane shume mire. Te 4 grate jane mire. Ne besojme se te dy dhurueset, qe jane nenat, do te shkojne sot ne shtepi. Ndersa dy pacientet e tjera do te qendrojne dhe pak dite te tjera ne spital, pasi kane nevoje per mjekim”
Ai po ashtu tha se vazjat duhet te presin te pakten nje vit qe te mbeten shtatzane.
Nënat e tyre ndërkaq janë në gjendje shumë të mirë dhe do të dalin nga spitali pas pak ditësh.
Vitin e kaluar, mjekët në Turqi kanë pohuar se kishin realizuar një transplantim të suksesshëm të mitrës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›