Barca Vilanova kerkon kujdes

Edhe në këtë edicion të Champions League, Barcelona vazhdon të cilësohet si favorite për të triumfuar. “Blaugranat” debutojnë në “Camp Nou” përballë rusëve të Spartak Moskva dhe të gjithë presin fitore. Megjithatë, trajneri Tito Vilanova nënvijëzon se skuadra nuk duhet të ndihet nën presion nga ky fakt.
“Barça ka luajtur pesë herë radhazi në gjysmëfinalet e Champions, por kjo nuk do të thotë se jemi të detyruar të fitojmë dhe ndjejmë presionin e opinionit. Ne duam të fitojmë, sepse ky klub kërkon triumfin në çdo turne ku merr pjesë. Nuk i detyrohemi asgjë askujt, por vetëm vetes tonë. Gjithsesi nevojitet kujdes maksimal për të arritur rezultate”.
Tekniku 44-vjeçar do të tentojë të ndjekë gjurmët e paraardhësit e tij, Pep Guardiola drejt suksesit te katalanët, ndërsa ekspertët janë të bindur se këtë vit, Barça do të jetë në finalen e “Ëembley”-t, ndërsa mbetet për t’u parë cila do të jetë finalistja tjetër mes Realit, Bayern Munchen, PSG-së, Manchester United e Manchester City-t.
Spartak Moskva paraqitet në këtë sfidë në krizë rezultatesh, pasi në kampionat kanë marrë vetëm një pikë në tre ndeshjet e fundit, ndërsa trajneri Unay Emery shfaq ambiciet, edhe pse ekipi i tij luan me favoritët e grupit.
“Kemi udhëtuar drejt Barcelonës me synimin e vetëm që të fitojmë. E kemi të qartë që luajmë kundër ekipit më të fortë të grupit, por ne duam të ecim në rrugën tonë. Barcelona dominon me lojë, por nuk fiton gjithmonë dhe ne duhet të shfrytëzojmë gabimet e tyre”
Pavarësisht pretendimeve, rezultati pozitiv në “Camp Nou” duket i vështirë, pasi moskovitët nuk kanë në dispozicion kapitenin Parshivlyuk, sulmuesin Ëelliton dhe mbrojtësin Pareja të tre të dëmtuar, ndërsa mesfushori de Zeeuë është i pezulluar.