Heqja e imunitetit, Halimi: Qytetarët e duan, Rama jo

Qytetarët shqiptarë e duan heqjen e imunitetit, por kreu i socialistëve, Edi Rama po bën gjueti shtrigash, duke u kthyer në një pengesë serioze për këtë cështje. Kështu ka deklaruar për Ora News Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, i cili u shpreh se shqiptarët janë dëshmi e gjallë e pengesës dhe zvarritjes që po i bëhet një ndër 12 kushteve të BE, me qëllimin e vetëm për të penguar integrimin e vendit.
“Qytetarët panë me muaj procesin e heqjes së imunitetit per zyrtarët dhe gjyqtarët dhe panë një seancë të gjatë disa orësh, ku politika paraqitit dy filozofi. Mazhoranca hoqi dorë nga cdo lloj amendamenti të mëparshëm për tu bashkuar me opozitën për kufizimn e imunitetit. Dhe në anën tjetër PS tha gjithcka për të mos hequr imunitetin me qëllim zvarritjen e këtij procesi. Partia Socialiste më heret pranoi amendamentet, por në momentin kur maxhoranca është dakort PS tërhiqet. Situatë absurde. Patëm 3 jave diskutime lidhur me cështjen dhe PS në fund nuk ishte dakord me të. Për PS kjo ka një qëllim, bllokimin e integrimin për në BE. Qytetarët kanë zgjedhur një mazhorancë dhe qytetarët presin zgjidhje nga kjo mazhorncë. Qytetarët e duan heqjen e imunitetit, Rama jo” u shpreh ai.
Ministri i Drejtësisë foli dhe për KLD, ku theksoi se Kreu i ri i këtij institucioni, Bujar Nishani në mbjedhjen e tij të parë vuri gishtin në plagë,aty ku vuante më herët sistemi i drejtësisë për të kthyer besimin e qytetarëve shqiptarë.
“Dje u mblodh Këshilli i lartë i drejtësisë ku u zgjodh nënkryetari Elvis Cefa. Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani paraqiti filozofinë e tij se si do të drejtojë Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe reformimet e tij, sidomos në ato cështje ku ka munguar reforma, si disiplinimi dhe promovimi i gjyqtarëve. Nishani ka vënë gishtin në ato plagë,ku vuante sistemi i drejtësisë më heret për të kthyer besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë” u shpreh ai.
Lidhur me kontrollet e ushtruara në Prokuroritë e rretheve nga Ministria e Drejtësisë ai tha se kjo nismë nuk është për të vënë gishtin se kush është fajtor apo jo, por thjesht MD po evidenton sesi Prokuroria përcjell punën e saj.
“Është deryrë e Ministrisë së Drejtësisë që të kontrollojë poltikën penale, pra Kushtetutën ku ndjekja penale i është besuar Prokurorisë. Kjo politike ka një rëndësi themelore. Në rast se ne ndjekim një politikë penale të dobët, krimi është aty, nëse ndiqet një e fortë penale luftohet krimi. Ministri nuk hyn për të parë nëse dikush është i pafajshëm apo jo. Ministri shikon sesi Prokuroria përcjell punën e saj” tha Halimi.
Në këtë kontekst Ministri Halimi tha gjithashtu se ajo cfarë duhet të bëjë Ministri është të shohë cështjet nëse janë të drejta dhe pse Prokuroria ka harxhuar aq shumë kohë për cështje, por sipas tij kjo nuk lidhet me shkarkimet në Prokurori.