Sezoni turistik në Shqipëri, rritet fluksi i emigrantëve në pikat kufitare

Ndersa sezoni turistik ne Shqiperi eshte ne kulmin e tij policia e Korcës ka publikuar shifrat për hyrje-daljet në 24 orët e fundit për katër pikat e kalimit në Korcë, Kapshticë, Qafë-Thanë, Tushemisht dhe Goricë. Sipas të dhënave të policisë në 24 orët e fundit kanë hyrë 4031 shtetas shqiptarë dhe 1147 automjete, ndërsa kanë kanë dale 2943 shtetas shqiptarë me 850 automjete.
Ndërkohë po sipas policisë është rritur edhe numri i të huajve që kanë vizituar Shqipërinë, ndërsa në 4 pikat e kalimit kufitar të qarkut Korcës kanë hyrë 2341 shtetas të huaj me 823 automjete. Policia thotë se në 24 orët e fundit gjithashtu kanë dalë 1633 shtetas të huaj dhe 762 automjete.
Ndërkohë e njëjta situatë paraqitet edhe në pikën kufitare të Kakavijës, ku sipas burimeve zyrtare gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 4347 shtetas dhe 1252 automjete, ndërsa kanë dale 3391 shtetas dhe 822 automjete. Sipas policisë pala shqiptare punon me 8 sportele në hyrje dhe 4 në dalje, ndërsa ajo greke punon me 3 sportele në hyrje dhe 3 sportele në dalje.
Ndërkaq policia bën të ditur se 24 orët e fundit kanë shënuar rritje të fluksit të emigrantëve, por falë masave të marra nga pala shqiptare dhe ajo greke nuk janë shënuar radhë të gjata.