Heqja e imunitetit, Meta: Të votohet në kohë ligji

Lëvizja Socialiste për Integrimi i ka bërë apel partive politike në vend që të votojnë ligjin për heqjen e imunitetit në 6 gusht. Në një konferencë për shtyp, kreu i LSI-së Ilir Meta ka theksuar se duhet të shfytëzohet koha e vendosur në mënyrë që vendi të mos humbasë statusin e vendit kandidat.
“Të gjithë aktorët duhet të bashkohen për t`i dhënë zgjidhje kësaj çështjeve brenda datës 6 gusht. Sa e rëndësishme është që kjo çështje të zgjidhet në themelet e saj po aq e rëndësishme është edhe koha. LSI apelon për të përdorur të gjithë kohën e cila nuk është e pakët për të dhënë një zgjidhje kushtetuese por edhe një zgjidhje politke dhe morale” ka theksuar Meta.
“Jam i bindur që të gjithë aktorët janë të përgatiur për këtë çëshjte pasi është debatuar disa here. Tani është momenti final i konkretizimit dhe koha është me rëndisi për sa i përket vlerësimit që do ti bëhet Shqipërisë për marrjen e statusit. Duhet të ketë edhe një objekt kohor” shtoi më tej Meta.