Lajmi/Petrit Vasili emërohet nënkryetar i Bashkisë së Tiranës
17-07-2012 / Gazeta 55
Petrit Vasili emërohet nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Petrit Vasili, ish-ministër Shëndetësie zëvendëson në këtë detyrë Edmond Panaritin, i cili me ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar u emërua në postin e Ministrit të Jashtëm. Petrit Vasili u emërua ministër Shëndetësie në vitin 2009 në kuadër të marrëveshjes PD-LSI për qeverisjen e vendit. Në kuadër të së njëjtës marrëveshje, së fundmi ai do të mbajë postin e nënkryetarit të bashkisë së Tiranës.