E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e imunitetit Rama Eumlshte alibi e PD

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama tha se ftesa per te votuar heqjen e iminitetit ne Kuvend per te hetuar akuzat per korrupsion eshte vetem nje alibi per te larguar pergjegjesine e korrupsionit qe rendon mbi qeverine. Kreu i selise roze Edi Rama ne bashkebisedim me gazetaret solli shembullin e tij personal ndersa i beri ftese prokurorise te hetoje te gjithe padite penale qe jane bere ndaj tij.

Rama iu rikthye edhe nje here tjeter ceshtjes se liberalizimit te vizave per te cilat tha se mazhoranca po ben nje komedi provinciale kur perpiqet ta privatizoje kete proces per te cilin ai tha se merita eshte e te gjithe shqiptareve.

Gjithashtu mohoi mundesine e ndikimit te protestave te selise roze tek vendimi qe do te marre ministriali i brendshem i BE-se ne 9 tetor. Lidhur me largimin e deputetit Vangjel Tavo nga grupi PS Rama tha se do te sqaronte teresine e problematikave me vete deputetin dhe shpjegoi se Tavo prej kohesh shprehte qendrime per mosfunksionimin e partise ne Gjirokaster.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›