E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE: Sllovakia të miratojë ndihmën për Greqinë

Komisioni Evropian i ka thënë sot Sllovakisë se ratifikimi “i shpejtë” i marrëveshjes së Eurozonës nga data 21 korrik, për ndihmë financiare për Greqinë, është “në interes të vetë Sllovakisë”.

Por, kryetari i Parlamentit të Sllovakisë, Riçark Sulik, dekalron se Bratisllava nuk do të votojë për marrëveshje, para muajit dhjetor.

Sulik i cili është kundërshtar këmbëngulës i dhënies së ndihmave financiare për anëtarët e Eurozonës, ka vlerësuar se marrëveshja është “mjet për të prodhuar më tepër borxhe”.

Sllovakia, ishte i vetmi vend i eurozonës, që refuzoi të marrë pjesë në ndihmën emergjente financiare për Greqinë, vitin e kaluar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›