E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renia e cmimeve tregu nen efektin e prodhimit vendas

Çmimi i frutave është ulur si pasojë e prodhimit të bollshëm. Muaji gusht pati një normë inflacioni brenda synimeve të Bankës Qëndrore, ku ndikim pati edhe ulja krahasuar me një vit më parë në çmimet e veshjeve. Sipas Institutit të Statistikave çmimet në muajin gusht, në disa grupmallra u rritën krahasuar me korrikun.

“Ndryshimi vjetor i indekseve të çmimeve të konsumit është 3.1 %. Çmimet në nëngrupin “fruta” shënuan një ulje me 1.4 % krahasuar me muajin e mëparshëm. Indeksi i grupit “veshje dhe këpucë” shënoi një ulje 1.2 %, ulja më e madhe prej 1.3 % vërehet në grupin e veshjeve. Indeksi i “grupit ushqime dhe pije joalkoolike” ra 0.7 %, Brenda këtij grupi rritja më e madhe prej 8.4 % vëreret në nëngrupin e zarzavateve”-tha Hazbie Bunguri, përgjegjëse e sektorit të çmimeve, INSTAT.

Grupi i ushqimeve dhe pijeve zë rreth 40 për qind të peshës në shportën e konsumit, ndërsa veshjet vetëm 5 për qind. Përsa i përket ndryshimit të çmimeve, që prej muajit shkurt, inflacioni ka pasur tendencë rënëse. Në shkurt norma e rritjes vjetorë të çmimeve ishte 4.5 për qind.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›