E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Venecias Permiresimet ne Kodin Zgjedhor te behen me konsensus te gjere politik

Ndërkombëtaret kërkojnë që reforma zgjedhore në Shqipëri të përfshijë jo vetëm rregulla dhe ligje të mira, por të nënkuptojë dhe zbatimin e tyre.

Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit të Venecias, Thomas Markert në intervistë për programin shqip të “DVelle” mbi kontributin, që ky komision mund të japë në kryerjen e reformës zgjedhore në Shqipëri, shprehet se ekspertët e Komisionit të Venecias kanë filluar të studiojnë dokumentet e ndryshme lidhur me zgjedhjet e 2009-s dhe ato lokale të 8 majit.

Më pas, në Shqipëri do të vijë një delegacion i Komisionit të Venecias.

Më 16-17 dhjetor, Komisioni i Venecias do të paraqesë dhe do të argumentojë opinionet e tij lidhur me përmirësimet, që i duhen bërë Kodit Zgjedhor të Shqipërisë.

Pas kësaj, varet nga pala shqiptare për të realizuar rekomandimet dhe zgjidhjet e propozuara nga Komisioni i Venecias.

or është shumë e rëndësishme që procesi të jetë përfshirës dhe i mbështetur në një konsensus të gjerë politik.

I pyetur se në cilat dispozita, apo pjesë Kodi Elektoral i Shqipërisë ka nevojë të përmirësohet Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit të Venecias, Thomas Markert shprehet

Markert sqaron se autoritetet shqiptare kanë marrë parasysh rekomandimet e mëparshme të Venecias dhe legjislacioni zgjedhor i Shqipërisë është në përgjithësi në përputhje me standartet europiane.

Problemi kryesor në Shqipëri sipas Thomas Markert, është qëndrimi dhe sjellja e kandidatëve me njëri-tjetrin, një problem, që lidhet me kulturën e njerëzve dhe është tipar i demokracive të reja.

REKOMANDIMET E “VENECIA”-s

“Kodi Elektoral i Shqipërisë, ashtu si thashë më lart, është në përgjithësi në përputhje me standartet europiane. Por mendoj se është e nevojshme të bëhen adaptime të tjera për t' iu përgjigjur situatave të veçanta dhe për të qartesuar j më tej disa rregulla, duke marrë në konsideratë zgjedhjet e fundit lokale dhe ato të mëparshmet, zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Gjithsesi është herët për të thënë që tani, se cilat do të jenë dispozitat, që kërkojnë përmirësim. Ajo, që mund të them tani, është që përbërja dhe funksionimi i komisioneve zgjedhore dhe procesi i numërimit të votave janë ato pjesë, ku duhen bërë adaptime dhe për të cilat Komisioni i Venecias do të shprehë opinionin e tij”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›