Heqja e vizave, Berisha: Prozhektorët e BE do na vëzhgojnë
Kryeministri Sali Berisha thote se Shqiperia eshte nen vëzhgimin e vendeve te Bashkimit Europian persa i perket procesit te liberalizimit te vizave dhe qasjes qe shqiptaret kane ndaj këtij procesi. Shefi i qeverise foli per hezitimin qe kane shume vende evropiane ne kete proces, sidomos pas precendetit qe u regjistruar nga liberalizmi per Serbine dhe Maqedonine ku shume shtetas me kombesi shqiptare kërkuan azil. Per kete arsye ai kërkoi qe te zhvillohet nje fushate sensibilizuese e cila tu shpjegoje qarte shqiptare se me liberalizimin e vizave qëndrimi maksimal jashte shtetit eshte vetem 90 dite...
"Normale është që prozhektorët të drejtohen drejt nesh. Do hiqen vizat, si do reagojmë? është bërë një fushatë promovuese, gjykoj shumë e mirë, po është e domosdoshme që kjo fushatë të jetë intensive. Të mos mendojmë ne se kombet e vendeve anëtare të BE, po të votonin, do të votonin për heqjen e vizave, asnjë prej tyre nuk do votonte për heqjen e vizave. E bejne qeveritë këtë, në konceptin më të drejtë të lirisë së lëvizjes. Ne strategjinë e trajtimit të të rikthyerës, në mënyrë absolutë cdo njeri do të rikthehet, nuk do të ketë asnjë koment, përtej 90 ditëve nuk do mund të qëndrojë kush në asnjë vend", deklaroi Berisha.
Bledian Koka