Hyseni: Njohje të reja për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, deklaron se dhjetra vende kanë premtuar të njohin së shpejti pavarësinë e Kosovës. Hyseni nuk përmendi me emër këto vende para gazetarëve në Kombet e Bashkuara, pasi tha se nuk donte t’i jepte shansin Serbisë të bënte fushatë që ato të mos e njohin Kosovën. Zyrtarët e Kosovës kanë thënë se sa më shumë vende që ta njohin atë, aq më të mira janë shanset që Kosova të pranohet në Kombet e Bashkuara.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi javën e kaluar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008 nuk përbënte shkelje të ligjit ndërkombëtar. Edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, u takua në Nju Jork me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon për të diskutuar rreth projekt rezolutës për Kosovën. Ban tha se u bën thirrje thirrje të gjitha palëve të mbështesin dialogun konstruktiv për shmangur provokimet < I mëparshmi