Kryeprokurori i EULEX: Nuk tolerojmë asnjë të inkriminuar

Kryeprokurori i EULEX-it Johannes van Vreeswijk deklaron se nuk do të përjashtohet nga hetimet e misionit të Bashkimit Evropian asnjë i dyshuar për krim. Dy ditë të emërimit si kryeprokuror i EULEX-it, Vreeswijk, ka premtuar se nuk do të ndalet, në një intervistë për gazeten e perditshme te Kosoves “Koha Ditore”. Holandezi ka prezantuar detaje të hetimeve të EULEX-it në rastin Limaj, guvernatorit Rexhepi, rastin e PTK-së, atë të Ilir Tolajt si dhe për rastin Bllaca e ka ripërsëritur se ka prova të mira në rastin Limaj, dhe se ministri i dyshuar do të merret në pyetje.
Ai nuk ka dashur që të flasë për ministrat tjerë që mund të jenë duke u hetuar nga Eulex-i por, ka ritheksuar se ka edhe raste te tjera të ngjashme me atë të Limajt. Kryeprokurorit holandez, ka paralajmëruar se misioni po heton 25 raste të ndryshme në veri, gjashtë prej të do t`i shqyrtojë këtë të martë. Sipas tij, SHIK-u ndonëse mund të jetë shuar zyrtarisht ende ekziston si rrjet, e ka shumë arsye që dëshmitë e Nazim Bllacës të merren seriozisht.
Ai pranon se ka pasur presion diplomatik, kryesisht konsultues, por është i bindur se EULEX-i ka mbështetjen edhe të Brukselit për të vazhduar punën. Vreeswijk ka thënë se rasti i guvernatorit Rexhepi ka të bëjë me individin dhe jo me sistemin ndaj nuk ka arsye për t`u shqetësuar për sistemin bankar në Kosovë. Ndërkohë shmangia nga tatimi është vetëm njëra prej shumë akuzave që sipas Vreeswijk rëndojnë mbi Ilir Tolajn. Ai përsërit se po hetohen të gjithë zyrtarët në të gjithë partitë e në këtë kuadër nuk do të kursehen sipas tij as ndërkombëtarët”. Ndërsa për arrestimin më të fundit atë të Gani Zogaj ai thotë se dyshohet se ka transferuar të dhënat në serverin e ministrisë së Transportit Ai ka thënë se brenda këtij viti do të merret në pyetje edhe ministri Limaj..
Delina Bitraku