Tirane arrestohet avokati Hysni Beti

Task Forca ne prokurorine e Tiranes ka arrestuar pasditen e se merkures avokatin e njohur Hysni Beti.
Avokat Beti akuzohet per vepren penale te ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike.
Sipas nje njoftimi te Prokurorise se Pergjithshme avokati kishte kohe qe ishte ne pergjim.
Arrestimi i tij eshte bere ne kushtet e flagrances ne marrjen e shumave 150 mije dhe 100 mije leke per te ndikuar tek gjyqtari i ceshjtjes prokurori dhe oficeri i policise gjyqesore.
Task Forca ka kryer kontrollin e zyres se avokatit Hysni Beti me synim mbledhjen e provave materiale ndersa arrestimi i tij eshte bere ne pranine e nje perfaqesuesi te Keshillit te Dhomes se Avokatise.