Mandati i deputetit Ilir Beqja sot lufta ne Parlament per 71 vota
TIRANE- Parlamenti pritet te miratoje sot me votim te hapur raportin e Keshillit te Rregullores dhe te Mandateve per deputetin e Partise Socialiste Ilir Beqja. Edhe pse opozita do te kerkoje qe procesi i votimit per raportin me dy qendrime te jete i fshehte duke marre parasysh edhe rrjedhjen e deputeteve mazhoranca do te kerkoje me ngulm qe votimi te jete i hapur. I kontaktuar nga gazeta Shekulli nenkryetari i parlamentit Ardian Turku u shpreh se mazhorance sipas Rregullores se Kuvendit do te kerkoje votim te hapur pasi do te votohet kerkesa per dergimin e saj ne Gjykaten Kushtetuese dhe jo vete heqja e mandatit te deputetit Beqja.
Mesohet se ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti dhe deputeti i larguar nga Partia Demokratike Paulin Sterkaj do te abstenojne diten e sotme per miratimin e raportit. Ne raportin e siguruar nga gazeta Shekulli demokratet theksojne se deputeti socialist ka shkelur Kushtetuten e cila sipas tyre nuk e lidh papajtueshmerine me ushtrimin e mandatit apo me berjen e betimit. Ndersa per socialistet kolegu i tyre nuk ka kryer asnje shkelje te ligjit themeltar pasi gjate kohes qe ka perfituar fonde publike nuk ka qene i veshur me mandat. Deputeti Ilir Beqja nuk e ka shkelur Kushtetuten. Per aq kohe sa deputeti nuk ka ushtruar funksionin e ligjvenesit nuk mund te jete ne kushtet e nje konflikti interesi qofte edhe ne nivelin kushtetues - thuhet ne raport. Me poshte botohet i plote raporti i Komisionit te Keshillit per Rregulloren Mandateve dhe Imunitetit per deputetin socialist.
R A P O R T
MBI KRKESN E NJ GRUPI DPUTETSH M SHUM SE NJ E DHJETA E ANTARVE T KUVENDIT PR DRGIMIN E SHTJES N GJYKATN KUSHTETUESE PR T KONSTATUAR PAPAJTUESHMRIN ME DETYRN T DEPUTETIT ZOTIT ILIR BEQJA
Keshilli per Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin mbeshtetur ne nenin 13 pika 4 te Rregullores se Kuvendit ne mbledhjet e datave 11 dhe 15 tetor 2010 nen drejtimin e Kryetares se ketij Keshilli zonjes Jozefina Topalli oba mori ne shqyrtim kerkesen e nje grupi deputetesh me shume se nje e dhjeta e anetareve te Kuvendit me objekt Dergimin e ceshtjes ne Gjykaten Kushtetuese per te konstatuar papajtueshmerine me detyren te deputetit zotit Ilir Beqja
Pershkrimi i rrethanave dhe fakteve te ceshtjes.
Me date 1.10.2010 permes shkreses nr. 2440 15 deputete te grupit Parlamentar te Partise Demokratike kane depozituar ne Kuvend kerkesen me objekt Dergimin e ceshtjes ne Gjykaten Kushtetuese per te konstatuar papajtueshmerine me detyren te deputetit zotit Ilir Beqja.
Me ane te kesaj kerkese deputetet nenshkrues parashtrojne
Deputeti Ilir Beqja eshte shpallur deputet ne listen shumemerore te Qarkut Shkoder sipas vendimit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve nr. 602 date 1.8.2009. Ne kete moment sikurse te gjithe deputeteve te tjere te zgjedhur zotit Ilir Beqja i ka filluar mandati sipas nenit 71 te Kushtetutes.
Deputeti Ilir Beqja eshte ortak me 51 te aksioneve ne shoqerine INTECH-. Kjo shoqeri ka marre pjese ne tenderin e dates 22.10.2010 ka fituar dhe lidhur kontrate me Bashkine Durres. Per rrjedhoje Bashkia Durres i ka paguar kesaj shoqerie ne kembim te ushtrimit te veprimtarise se saj shumen 24 240 000 lek shumen 14 676 000 lek me 17.2.2010 dhe shumen 9 564 000 me date 21.5.2010. Shoqeria INTECH- ka perfituar nga Bashkia Durres edhe shumen prej 3 618 000 lek me date 14.12.2009 nga nje kontrate e meparshme. Keto pretendime mbeshteten nga dokumentacioni qe shoqeron kerkesen leshuar nga Qendra Kombetare e Regjistrimit Agjencia e Prokurimit Publik dhe Ministria e Financave.
Sipas nenit 70 pika 3 e Kushtetutes Deputetet nuk mund te kryejne asnje veprimtari fitimprurese qe buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as te fitojne pasuri te ketyre. Deputetet nenshkrues te kerkeses arsyetojne se meqenese deputeti Ilir Beqja ka shkelur kete pike te nenit 70 te Kushtetutes mandate i tij eshte i papajtueshem me detyren e deputetit dhe per rrjedhim mandati ka mbaruar. Per keto arsye kjo kerkese ne baze te nenit 70 pika 4 e Kushtetutes duhet ti dergohet Gjykates Kushtetuese per shqyrtim.
Deputetit Ilir Beqja i pranishem ne kete seance i ishte vene ne dispozicion kerkesa dhe dokumentacioni shoqerues i saj si dhe iu dha mundesia edhe te gjithe kohen qe ai kerkoi per te parashtruar pretendimet e tij perpara Keshillit per Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin.
Ne mbledhjen e dates 15 tetor i pranishem ne seancen degjimore Deputeti Beqja u shpreh qe Kompania ku une jam nje nga ortaket ka konkurruar per kontraten e fazes se dyte te punes ne fjale une Ilir Beqja nuk kisha filluar te ushtroja mandatin si deputet.... Une e kam bere betimin dhe kam filluar ta ushtroj mandatin tim kushtetues te deputetit ne daten 25 shkurt te vitit 2010.... Betimi eshte nje moment juridik formal me pasoja te drejtperdrejta ne gamen e te drejtave dhe detyrimeve te cdo deputeti.... Ushtrimi i funksionit te deputetit per mua dhe per secilin nga koleget socialiste ka filluar ne daten 25 shkurt te viti 2010. Qe nga ajo date pike per pike konform ligjit te parandalimit te konfliktit te interesit kompania ku une jam ortak nuk ka marre pjese ne asnje gare apo tender te financuar nga para publike.
Deputeti Ilir Beqja u shpreh se Jam i gatshem te perballem ne Gjykaten Kushtetuese . shih procesverbalin e mbledhjes te Keshillit per Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin te dates 15.10.2010
Deputetit Ilir Beqja iu bene disa pyetje nga anetaret e Keshillit si perfaqesuesit e mazhorances ashtu dhe atyre te opozites. Ne pergjigje te pyetjeve per papajtueshmerine e mandatit dhe pjesemarrjen e kompanise ku ai eshte ortak mazhoritar zoti Beqja deklaroi qendrimin se mandati i tij ka filluar te ushtrohet me date 25 shkurt 2010 kur ai ka bere betimin dhe jo me pare .
Pyetjes nese kompania e tij kishte kryer veprimtari fitimprurese dhe kishte perfituar te ardhura qe burojne nga pasuria e pushtetit vendor ne periudhen shkurt 2010 deri ne maj 2010 deputeti Beqja iu pergjigj se ...nuk merrej me administrimin e kompanise pasi administrator eshte ortaku tjeter i saj me pjesemarrje 49 te aksioneve .
Gjate diskutimit te anetareve te Keshillit per Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin nuk u ngrit ndonje pretendim per mangesi ne elementet formale te kerkeses numrit te kerkuar te nenshkruesve te saj apo rreth vertetesise se dokumentacionit shoqerues te saj.
Anetaret e Keshillit perfaqesues te mazhorances u shprehen qe
Kushtetuta nuk e lidh papajtueshmerine me ushtrimin e mandatit apo me berjen e betimit. Kushtetuta e lidh papajtueshmerine me mandatin i cili sipas Kushtetutes fillon diten qe eshte zgjedhur deputeti ne perputhje te qarte me percaktimin e bere ne nenin 71 pika 1 te saj. Sipas vete nenit 70 pika 3 e Kushtetutes nje deputet nuk mund te perfitoje fonde publike sepse deputeti eshte pushtet eshte autoritet dhe me autoritetin e tij deputeti mund te perfitoje dhe te abuzoje prandaj nuk i lejohet. Kushtetuta eshte eksplicite eshte e qarte. Ajo nuk le vend per dyshim apo ekuivok. Sipas gjithe dokumentacionit zyrtar qe shoqerojne kerkesen dhe atij te percjelle ketij Keshilli rezulton e qarte se deputeti Ilir Beqja pasi ka marre mandatin e deputetit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka perfituar nga Bashkia Durres tenderin me 97.7 te vleres se fondit limit. Rezulton e qarte sipas dokumentacionit se shoqeria ku ka qene dhe vazhdon te jete edhe sot aksioner me 51 te aksioneve z. Beqja ka ushtruar veprimtari fitimprurese qe burojne nga pushteti vendor pikerisht Bashkia Durres e cila drejtohet po nga forca politike qe i perket z. Beqja pergjate gjithe periudhes duke perfituar parashikuar ne shumen 24 240 000 lek sipas mandateve perkatesisht shumen 14 676 000 lek me 17.2.2010 dhe shumen 9 564 000 me date 21.5.2010. Per sa me siper shkelja e Kushtetutes prej deputetit Ilir Beqja eshte evidente. Kerkesa e grupit te deputeteve eshte e plote dhe permbush te gjitha kushtet dhe kriteret per ti kaluar Kuvendit per votim ashtu sic parashikohet ne nenin 70 pika 4 e Kushtetutes .
Anetaret e Keshillit perfaqesues te opozites u shprehen se
Deputeti Ilir Beqja nuk e ka shkelur Kushtetuten. Per aq kohe sa deputeti nuk ka ushtruar funksionin e ligjvenesit nuk mund te jete ne kushtet e nje konflikti interesi qofte edhe ne nivelin kushtetues. Prandaj kjo ceshtje nuk mund te merret e mireqene thjesht me nje fjali qe shkruhet ne Kushtetute. Deputeti e fillon ushtrimin e detyres te tij pas berjes se betimit. Deputeti Ilir Beqja eshte betuar me 25 shkurt 2010. Lidhja e kontrates se Shoqerise INTECH - me Bashkine Durres eshte kryer perpara kesaj date dhe kjo nuk perben shkelje te nenit 70 pika 3 te Kushtetutes. Edhe ne ligjin Per parandalimin e konfliktit te interesit thuhet qarte detyrimi per konfliktin e interesit fillon qe nga momenti i marrjes se detyres. Pas nenshkrimit te kontrates kompania ka qene e detyruar te zbatoje te gjitha detyrimet qe lindin prej saj. Rezulton e qarte se pas dates 25 shkurt kur z. Beqja ka bere betimin kompania ku ai ben pjese si ortak nuk ka lidhur asnje kontrate qe buron nga pasurite e shtetit ose te pushtetit vendor.
E drejta e aplikueshme dhe analiza procedurale e ceshtjes
Ne trajtimin e kesaj kerkese Keshilli per Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin u bazua ne Rregulloren e Kuvendit miratuar me vendimin nr 166 date 16.12.2004 e ndryshuar dhe Kushtetuten e Republikes se Shqiperise.
Ne nenin 70 te Kushtetutes parashikohet se
1. Deputetet perfaqesojne popullin dhe nuk lidhen me asnje mandat detyrues.
2. Deputetet nuk mund te ushtrojne njekohesisht asnje detyre tjeter shteterore pervec asaj te anetarit te Keshillit te Ministrave. Rastet e tjera te papajtueshmerise caktohen me ligj.
3. Deputetet nuk mund te kryejne asnje veprimtari fitimprurese qe buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as te fitojne pasuri te ketyre.
4. Per cdo shkelje te paragrafit 3 te ketij neni me mocion te Kryetarit te Kuvendit ose te nje se dhjetes se anetareve te tij Kuvendi vendos per dergimin e ceshtjes ne Gjykaten Kushtetuese e cila konstaton papajtueshmerine.
Per sa me siper parashikohet qarte se kerkesa e nje grupi deputetesh jo me pak se nje e dhjeta e anetareve te Kuvendit pra me shume se 14 i kalon automatikisht seances plenare. shte kjo seance e cila do te vendose per dergimin ose jo te kesaj kerkese ne Gjykaten Kushtetuese. Keshilli ka ne kompetence te tij verifikimin e elementeve formale te kerkeses sic jane numri i anetareve nenshkrues dhe ekzistencen e dokumentacionit mbeshtetes. Po keshtu Keshilli ka ne kompetencen e vet edhe zhvillimin e seances degjimore me deputetin te cilit sipas nenit 71 pika 2 e Kushtetutes kerkohet ti nderpritet mandati per shkaqet e parashikuara ne nenin 70 pika 3 e Kushtetutes.
Konkluzione
Ne perfundim Keshilli per Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin konstaton se meqenese kerkesa ploteson kushtet formale sipas nenit 70 pika 4 e Kushtetutes dhe eshte e shoqeruar me dokumentacionin perkates propozon shqyrtimin e kerkeses se nje grupi deputetesh me shume se nje e dhjeta e anetareve te Kuvendit per dergimin e ceshtjes ne Gjykaten Kushtetuese per te konstatuar papajtueshmerine me detyren e deputetit zotit ILIR BEQJA ne Seance Plenare.
K R Y E T A R E
Jozefina Topalli oba
Relatoret
Damian Gjiknuri
Eduard Halimi
Dje Partia Socialiste i ka drejtuar nje kerkese Gjykates Kushtetuese per interpretimin e neneve perkatese qe kane lidhje me papajtueshmerine e mandatit te deputetit Ilir Beqja. Dokumenti qe u firmos nga me shume se 28 deputete qe eshte dhe numri minimal i kerkon Gjykates Kushtetuese te interpretoje nenet 69 70 71 dhe 72 qe kapin nje spekter me te gjere te papajtueshmerise se mandatit te deputetit ne lidhje me funksione te tjera ose perfitime.
Grupi Parlamentar i Partise Socialiste vendosi gjithashtu qe ne seancen e sotme ne Kuvend ku do te diskutohet kerkesa per heqjen e mandatit te deputetit Ilir Beqja te kerkoje votim te fshehte.