Rama Transparenca e zgjedhjeve per zgjedhjet e ardhshme lokale
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama priti sot ne nje takim zv/ndihmes Sekretarin e Shtetit per Europen Thomas M. Countryman ku shkembyen mendimet dhe opinionet e tyre ne lidhje me situaten politike ne Shqiperi.
Countryman vleresoi ndryshimet qe ka pesuar kryeqyteti shqiptar gjate 10 vjeteve te fundit dhe shprehu interesimin e tij per veprimtarine politike te opozites shqiptare deri ne zgjedhjet e ardhshme lokale.
Nga ana e tij Edi Rama i shpjegoi atij domosdoshmerine e berjes se transparences se zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 ne funksion te shpetimit te zgjedhjeve te ardhshme lokale qe do te mbahen ne 8 maj.
Edi Rama dhe Countryman shprehen besimin se marredheniet e shkelqyera mes Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara do te vazhdojne te konsolidohen edhe me tej si nje shprehje e vullnetit dhe miqesise qe ekziston mes dy popujve.