Heqja e vizave "Shengen", si na sheh BE
Flasin diplomatet evropiane, Pack, Mirel, Fule, Kukan
Bashkimi Evropian po e sheh rajonin e Ballkanit si nje potencial ekonomik e jo me me kendveshtrimin e nje rajoni qe ka nevoje per stabilitet dhe per siguri. Gjerat po ndryshojne dukshem nga nje vit ne tjetrin. Nese para 5 vjetesh Shqiperia bente pjese ne vendet e rrezikshme per krimin e organizuar, trafiqet dhe shihej me dyshim per investimet, sot vendi eshte hequr nga listat e zeza dhe shihet gjithnje e me shume interes per potencialin energjetik, tregtar dhe ate te turizmit. Por potenciali ekonomik i Shqiperise nuk mund te shpertheje pa forcimin e demokracise ne vend. Ndaj Bashkimi Europian beson, se klasa shqiptare do te dije ta kaperceje testin politik vitin e ardhshem. Doris Pack shprehet: "Shqiperia ka nje problem te madh dhe fatkeqesisht ne s'mund t'ju ndihmojme. Ne beme c'ishte e mundur, por eshte nje ceshtje qe duhet zgjidhur brenda vendit. Shqiperia nuk e mori statusin e kandidat per shkak te ngercit, nderkohe qe Mali i zi e mori pasi vendi nuk e ka kete problem".
Kurse Stefan Füle, Komisioneri per zgjerimin dhe politiken e fqinjesise, thote: "2011 do te jete nje vit shume i rendesishem dhe rezultati i ketij viti varet nga politikanet qe jane prezent ketu, si dhe politikaneve te tjere te rajonit. Shqiperia dhe Mali i Zi kane disa prioritete kyce per te permbushur para se shtete anetare te hapin negociatat e anetaresimit me te dyja vendet, pra para se shtete anetare te vendosin mbi hapjen e ketyre negociatave. Por, ne shohim vertet nje mundesi qe keto prioritete te plotesohen deri vitin tjeter dhe atehere rekomandimi i Komisioni Evropian per hapjen e negociatave do te jete "tani momenti ka ardhur".
Kurse Tim Judah, korrespondent ekonomist i pyetur a e sheh situaten ne Ballkan ne vitin 2011 si komisioneri Füle, tha: "Ndoshta do te jete nje vit i rendesishem, por nuk besoj se mund te thuhet qe viti 2011 do te jete me i rendesishmi, pasi per disa vende te rajonit, kryesisht per Shqiperine eshte 2010 viti me i rendesishem, sepse qytetaret e Shqiperise do te udhetojne lirisht ne zonen Shengen ma viza. Dhe duhet te them, qe per shumicen derrmuese te qytetareve shqiptare, ky eshte ndryshimi i madh ne jeten e tyre, pasi ky eshte ai qe do te kete nje impakt te madh ne jeten e tyre personale. Edhe pse ne nje kendveshtrim te gjere mund te argumentohet, qe marrja e statusit te kandidatit apo hapja e negociatave te anetaresimit mund te jete me e rendesishme se heqja e vizave, besoj, se per shumicen derrmuese te shqiptareve, eshte heqja e vizave gjeja me e rendesishme qe po ndodh.
Nga ana tjeter, Pierre Mirel, drejtor per Ballkanin ne KE, thote: "Kur flasim per Ballkanin, ne mendojme kryesisht per ish-Jugosllavine. Por Shqiperia nuk ishte pjese e saj dhe ne tentojme ta harrojme kete. Sot, sic e thate me te drejte eshte 20 vjetori i ardhjes se demokracise ne Shqiperi, i rrezimit te nje nga regjimeve me mizore qê kane ekzistuar ne planet. Dhe ne shpesh e harrojme kete gje. Kur ne festojme renien e murit tê Berlinit, duhet gjithashtu te festojme edhe kete dite te renies se regjimit ne Shqiperi".
Kurse eurodeputeti Eduard Kukan, konstaton: "Qytetaret e Ballkani po ankohen, se korrupsioni na rajon eshte shume i larte ne shume sfera te jetes dhe kjo ndikon negativisht ne jeten e qytetareve te rajonit, gjithashtu edhe bizneset. Besimi i qytetareve te Ballkanit te qeverite e tyre eshte nje kriter shume i rendesishem. Per te qene ne lartesine e duhur te besimit qe nevojitet nga ana e qytetareve, eshte e rendesishme, qe te arrihen rezultate konkrete. Kur ne themi qe te gjithe pergjegjesit qe abuzojne me fondet publike ose jane te korruptuar duhen arrestuar dhe derguar para drejtesise, kjo nuk eshte vete ne teori. Te dergosh keta persona ne burg nuk eshte e lehte jo vetem ne Ballkan, por kudo, pasi kjo tregon seriozitetin dhe kredibiliteti e nje qeverie per luften e saj ndaj korrupsionit".
Per kete argument flet edhe Pierre Mirel: "Ne disa shtete anetare keto dite, kur bankat vidhen, armet qe perdoren vijne se shumti nga Evropa Juglindore. Pastaj, nuk kemi pse habitemi qe ka disa ministra te brendshem qe e kane te veshtire qe te pranojne heqje n e vizave. Sigurisht, qe keto arme jane ne BE tani dhe edhe nese vizat hiqen kjo s'ndryshon, por kjo forcon perceptimin qe zbatimi i ligjit nuk funksionon sic duhet ne Ballkan dhe zbatimi i ligjit behet nepermjet nje sistemi efikas te drejtesise".