E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita proteste, pak ore para heqjes se vizave

Opozita do te nise pak ore para liberalizimit te vizave, protestat. Kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjale deklaroi dje, se protestat do te nisin ne qytetin e Durresit. Ngjela tha se protestat do te jene masive dhe do te kerkojne largimin e qeverise. "Neser Opozita e Bashkuar rinis protestat ne Durres. Me kete rast, me lejoni te shpreh bindjen e patundur se nje regjim i paligjshem, se nje qeveri qe nuk pyet fare per frymen e shoqerise, nje qeveri e cila nuk drejton me shkence, por me njerez qe i ka sjelle ne funksion te korrupsionit dhe te privilegjeve qe ju jep ne raport me ndihmat jo ligjore qe kane dhene, largohet nga skena vetem me protesta masive", tha dje ne nje konference per mediat, ne emer te Opozites se Bashkuar, Ngjela. "Gjendja eshte shume e rende. Keta lloj tipash qe manipulojne zgjedhjet, qendrojne deri ne bunker, por dhe ne deri ne bunker do t'i ndjekim",-tha Ngjela. Perfaqesuesi i opozites ka theksuar se ne keto mitingje, qytetaret do te protestojne dhe per permbytjet e shkaktuara ne Shkoder. Ai tha se per permbytjet faji eshte i qeverise. "I kerkojme shqiptareve qe te dalin masivisht neper keto protesta, sepse permbytja e fundit tregoi saktesisht se kjo qeveri dhe jo vetem kjo, kurre nuk kane pasur nje bazament shkencor ne drejtimin e vete",-tha Ngjela. Perfaqesuesi i opozites theksoi se problemi i permbytjeve, erdhi sepse nuk eshte marre parasysh kriteri shkencor. "Kjo qeveri i vuri dermat perfundimisht shkences se racionalizimit dhe mendimit normal ne Shqiperi. Sepse kerkoi te manipulonte dhe te mbante pushtetin nepermjet manipulimit te zgjedhjeve",-tha dje Ngjela. Kreu i PDL-se tha se mungesa e kualifikimeve ka sjelle dhe probleme ne jeten e shqiptareve. Ai tha se opozita do t'i kthehet shkences kur te vije ne pushtet. "E vetmja gje qe mbetet, eshte qe te rikthejme voten e lire ne Shqiperi dhe t'i kthehemi intelektit dhe shkences. Opozita e Bashkuar njofton opinion publik shqiptar, qe menjehere do t'i kthehemi shkences",-tha dje Ngjela.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›