Heqja e vizave Thaci Integrimi prioriteti yne

Përmbushja e kritereve të nevojshme për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës do të vazhdojë të jetë prioritet i Qeverisë së Kosovës dhe posaçërisht i Këshillit Ministror për Integrim Evropian. Kryeministri Thaçi shpjegoi punën e qeverisë në këtë drejtim, gjatë mbledhjes së gjashtë të këtij këshilli.
“Në koordinimin e ministrisë së Integrimit Evropian dhe ministrisë së Punëve të Brendshme, korniza legjislative është kompletuar, politikat implementuese janë vendosur dhe janë ndarë mjetet e nevojshme financiare. Me tre maj qeveria ka dërguar kontributin e parë për raportin e progresit 2011 me Komisionin Evropian. Me 1 Korrik do të mbahet takimi plenarë i dialogut të stabilizim asocimit, për tu përmbyllur raundi i takimeve sektoriale për vitin 2011” tha Thaçi.
Kreu i ekzekutivit të Kosovës kërkoi një koordinim te plotë të gjitha institucioneve shtetërore dhe pune në ekip për përmbushjen axhendës europiane. Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk është përfshirë ende në procesin e liberalizmit duke i dhënë statusin e vendit më të izoluar në Evropë. Qytetarët e Kosovës mund të lëvizin pa viza vetëm në katër shtete të botës.
Sala Mustafa