Komenti/Alternativa ngjeliste mercenarizmi per rrezimin e pushtetit nga ylberistet
Dje u formalizua edhe skenari i radhes i ngrehines ylberiste per masivim te qendrimit refraktar ndaj pushtetit dhe institucioneve te shtetit. Ne kushtet kur pritej nje distancim publik i selise se Partise Socialiste nga deklaratat e nje dite me pare per pershkallezim te aksionit kunder qeverise dhe mazhorances se Partise Demokratike ka qene Prec Zogaj ai qe ka mbrojtur fort deklaraten e Spartak Ngjeles duke i dhene fuqi keshtu draftit te zi te opozites per mos bindje civile duke sjelle ne kujtese te shqiptareve ngjarjet dhunshme te pak diteve me pare ne Dukat te Vlores atje ku strukturat e Policise se Shtetit ndeshen ne nje mur lsquotalebanizmi te pajisur me mjete te forta si dhe bomba molotov. Dhe pikerisht kjo ngjarje u interpretua ne seancen e te enjtes ne Kuvendin e Shqiperise nga ylberistet si shembulli ekzemplar se si mund te kapin ne dore pushtetin kanibalet e Edi Rames. Pra gjithcka e artikuluar te shtunen nga tryeza e Opozites se Bashkuar ska qene rastesi dhe as emocionale por nje plan i organizuar me ideator Edi Ramen me partnerin e tij Erjon Veliaj shto pastaj dhe ndjekesit e politikes se interesit. Kesisoj smbetet gje tjeter vecse ti behet e ditur opinionit publik se kjo klike e abroguar interesash personale dhe destabilizuese per stabilitetin politik dhe ekonomiko-social ne vend e ben gjithcka per te rikthyer vizat si dhe penguar procesin e integrimit evropian.
Linja zyrtare e opozites eshte pershkallezimi i trazirave artificiale si dhe futjen e Shqiperise ne strumbullarin e mafies 20 per qindeshe te Edi Rames. Nga ketu alternativa e vetme e Edi Rames sigurisht qe mbetet ajo e dhunes dhe vulgaritetit mbare popullor pavaresisht se sa mund te qendroje ne nje vend ku dominon fryma demokratike dhe ku askund nuk shihet nervozizem popullor kunder formacionit te mazhorances.