Mjafton pasaporta biometrike - karta e kreditit apo parate sjane kriter vendimtar

Vizat Komisionerja Malmstrom thumbon skeptiket
Pas 15 dhjetorit shqiptaret do te mund te levizin lirshem ne Europe konform kushteve te unionit. Madje pa pasur detyrimin te tregojne karten e kreditit ne kufi. Komisionerja per Ceshtjet e Brendshme ne Bashkimin Europian Sesilia Malmstrom gjate nje interviste per mediat shqiptare konfirmon nje fakt te tille.
Qytetaret qe duan te perdorin sistemin duhet te kene patjeter pasaportat biometrike. Po ashtu duhet te dine se i jepet mundesia e qendrimit ne Bashkimin Europian vetem per 3 muaj. Nese qendrojne me gjate qendrimi i tyre kthehet ne te jashteligjshem. Atyre mund tu behen sigurisht pyetje kur te arrijne ne kufi por kjo nuk do te thote qe duhet te kene me vete dhe te tregojne nje shume te caktuar parash ose nje karte krediti tha Malmstrom.
Komisionerja e ndodhur ne Shqiperi pak dite me pare ne kuader te nje turi informues per te drejtat dhe detyrimet pas liberalizimit te vizave hedh poshte ne kete menyre deklaratat e perfaqesuesve diplomatike. Sipas tyre jo te gjithe shqiptaret do te kene akses ne union pasi ata qe nuk tregojne bileten e kthimit dhe parate e nevojshme per qendrim do te kthehen mbrapsht.
Komisionerja e Bashkimit Europian per Ceshtjet e Brendshme Cecilia Malmstroumlm eshte shprehur me tej se Shqiperia i ka pasur te qarta lsquodetyrat e shtepise dhe si rezultat i plotesimit te tyre u mor vendimi per liberalizmin e vizave.
Duke e vleresuar liberalizmin e vizave si nje test per hapat e metejshem te integrimit evropian te Shqiperise Komsionerja Malmstroumlm vlereson fushaten sensibilizuese te qeverise per kushtet e udhetimit jashte Shqiperise ndersa rikujton ndeshkimin dhe penalizmin per shtetasit qe nuk i respektojne keto kushte.
Komisonerja Cecilia Malmstroumlm shprehet edhe per Kosoven duke thene se Kosova nuk eshte harruar. Jane disa kushte qe duhen pare nga autoritetet kosovare ka vene ne dukje komisionerja evropiane.