E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e vizave, mbi 1200 shqiptarë “lënë” vendin

Sipas policisë, procesi i lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë ka vijuar normalisht pa probleme në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar.

Nga mëngjesi i ditës së sotme në Pikat e Kalimit Kufitar kanë kaluar me pasaportë biometrike 1215 shtetas shqiptarë. Nga Pika e Kalimit Kufitar Kakavijë numri i shtetasve që kanë udhëtuar me pasaportë biometrike deri në këto momente është 587, ndërkohë që nga autoritetet greke janë kthyer 43 shtetas. Nga Pika e Kalimit Kufitar Rinas me pasaportë biometrike kanë kaluar 310 shtetas. 

Në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë kanë lëvizur me pasaportë biometrike 178 shtetas shqiptarë, ndërkohë që nga autoritetet greke janë kthyer 4 shtetas. Përmes Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Botë kanë lëvizur me pasaportë biometrike 22 shtetas.

Në Pikën e Kalimit Kufitar Tre Urat kanë kaluar 20 shtetas me pasaportë biometrike, ndërkohë që nga autoritetet greke janë kthyer 11 shtetas. Nga Pika e Kalimit Kufitar Porti Durrës, me pasaportë biometrike kanë kaluar 48  shtetas, ndërkohë që janë kthyer 12 shtetas.

Përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Drejtorisë Rajonale të Kufirit  e Migracionit  Vlorë,  me pasaportë biometrike kanë kaluar 47 shtetas shqiptarë, ndërkohë që janë kthyer 6 shtetas. Nga Pika e Kalimit Kufitar Porti Sarandë kanë kaluar 3 shtetas me pasaportë biometrike./Start/

                                                                                             2010-12-17 17:09
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›