DELVINE/ Gjendet trupi i mbytur i nje gruaje
DELVINE- Gjendet ne ujerat e Bistrices nje kufome e seksit femer. Trupi u gjet pas kerkimeve nga grupe polumbaresh te ardhur enkas nga Tirana me kerkese te nje familjeje nga fshati Krane. Burime te policise bene te ditur se kufoma i perket shtetases Patra Zafiri banore e fshatit Krane. Familjare te 68-vjecare kishin sinjalizuar blute pasi ajo kishte tri dite qe ishte zhdukur pa lene asnje gjurme. Ende nuk behet e ditur se si ka perfunduar 68- vjecarja Patra Zafiri ne ujerat e Bistrices rreth 15 km larg ne vendin poshte Manastirit ne afersi te Mesopotamit. Gjithashtu mbetet mister shkaku i mbytjes se saj. Por mesohet nga familjaret se ajo vuante prej disa kohesh nga depresioni. Polumbaret e gjeten trupin e saj mes rrenjeve te nje peme ne fund te ujit. sh.d