Mehmet Elezi Ta clirojme shqipen nga bunkeri
I pranishem ne konferencen qe po zhvillohet ne Durres mbi kete teme Elezi shprehet se eshte shume mire qe e kemi nje standard por ai ka nevoje te pasurohet me qellim qe te gjithe shqiptaret ta gjejne veten ne te. Profesori i Universitetit te Bernes shprehet kunder ndryshimit rrenjesor te standardit. Sipas tij nuk ka asgje te keqe qe ne bazen e tij eshte toskerishtja por te jete i hapur per te thithur pasurite e dialekteve dhe nendialekteve.
Duket sikur standardi i gjuhes shqipe eshte vene ne banken e te akuzuarve ne nje kohe qe per disa dekada ai konsiderohej si ngjarja me e madhe ne lemin e gjuhes sone...
shte shume mire qe ne kemi nje standard te gjuhes shqipe dhe eshte nje fitore qe ai u pranua ne te gjitha hapesirat shqiptare. Por ka nje problem te paperligjur. Aso kohe u deklarua se per here te pare po standardizohet shqipja. Kjo nuk eshte e vertete sepse shqipja ka pasur nje standard te kodifikuar nga Komisia Kombetare e vitit 1916 i pranuar nga shteti shqiptar i pranuar nga te gjitha qeverite para dhe gjate dy lufterave boterore si standard zyrtar i gjuhes shqipe. Po konsolidohej dhe po pranohej si i tille ne te gjitha hapesirat shqiptare dhe me gjere. Ky standard u quajt i paqene sikur gjithcka fillonte nga zeroja dhe gjithcka filloi pas vitit 1944. shte e pasakte dhe e pamoralshme.
Ku calon standardi i gjuhes shqipe
Standardi i 72-shit ka disa probleme ne vetvete. Problemi i pare kryesor i tij eshte se u be ne menyre te njeanshme te ngurte sipas parimeve oruelliane shume te ngushta skolastike. Problemi i dyte eshte se ky standard perjashton. Nuk ka asgje te keqe qe ne themel eshte toskerishtja pasi si ajo si gegerishtja apo camerishtja jane gjuhe shqipe dhe te tjerat jane te rregullueshme. Por duke vene ne themel dialektin toske perjashtoi te gjitha vlerat e dialekteve te tjera shqipe. Ky standard ka mungesa te medha ne fjalor pasi u perjashtua gjysma e pasurive ne fjalor me fjale te rralla e jo te rralla qe perdoreshin nga 70 e shqiptareve qe flasin gegerisht. U perjashtuan forma gramatikore dhe trajta fonetike te cilat jane te domosdoshme per standardin. E gjithe kjo e beri standardin shume te ngushte dhe u ndertua mbi nje filozofi perjashtuese dhe jo gjitheperfshirese. Me kete nuk dua te them te perfshihet cdo gje qe ka gjuha shqipe ne te gjitha dialektet por te perfshihet cdo vlere qenesore qe e pasuron standardin. Nga ana tjeter cdo standard cdo gjuhe rishikohet me kalimin e kohes dhe duhet te permiresohet te pasurohet dhe ky eshte nje parim thelbesor aq me teper kur behet fjale per gjuhen.
i beri me te dukshme keto probleme
Keto 30 vjet kane ndodhur shume ndryshime ne bote por edhe ne hapesirat shqiptare. Po perballemi me epoken e globalizmit te internetit te levizjeve te medha te modernizmit te informacionit etj. Ne globalizim gjithkush humb dicka per te fituar dicka me te mire. Ai qe eshte me i dobet humbet me shume dhe perfiton me pak ndaj ne kete pike ne jemi shume me te dobet. Standardi nuk e ka kete imunitet madje e ka humbur edhe autoritetin. Une e shoh tek mediat tek politikanet tek njerezit publike te cilet nuk e vrasin mendjen dhe e shperfillin standardin. Nese ne kete standard shqiptaret do te gjenin me shume veten do ta vleresonin me shume dhe do te druheshin para se te benin nje thyerje por e thyejne me kenaqesi. Kjo do te thote se duhet pare dicka qe standardi te forcohet ne menyre qe ti perballoje keto sfida globale. Por ka dhe sfida qe lidhen me zhvillimet ne trojet shqiptare. Tani Shqiperia eshte e lire ka nje dinamike te jashtezakonshme ka levizje te popullsise vijne nga veriu nga jugu dhe sjellin me vete trysnine e dialektit nendialektit qe perleshen me njera-tjetren nderkohe eshte edhe trysnia e anglishtes por edhe e gjuheve te tjera. Ne anen tjeter Kosova eshte e lire shqiptaret e Maqedonise kane me shume te drejta po keshtu edhe ne Malin e Zi dhe komunikimi mes shqiptareve eshte me i madh me i cliret. Duhet qe te gjithe shqiptaret ta gjejne me shume veten tek standardi dhe jo te jene ne veshtiresi me te dhe te duket si nje gjuhe e imponuar qe flitet me veshtiresi. Sigurisht nuk eshte e mundur qe te gjitha krahinat ta gjejne veten plotesisht ne standard por nuk duhet ta shohin veten te perjashtuar nga pasurite e tij dhe ne kete drejtim ai duhet te rishikohet.
fare duhet bere mos duhet permbysur standardi ekzistues
Une jam kategorikisht kunder. Kjo eshte gjuha shqipe eshte pasuri kombetare duhet te mbrohet dhe nuk ka asnje interes kombetar dhe gjuhesor qe ta prishim. Por ama kete standard qe kemi ta clirojme nga ato parime te ngurta oruelliane me qellim qe ai te thithe pasurite e gjuhes shqipe dhe te shprehet lirshem. Ne librin Gjuha shqipe ne bunker kam shkruar qe duhet ta heqim kete bunker. Kjo qe eshte le te mbetet por ta clirojme nga ky bunker qe te vije me shume drite. Nese gjuha shqipe eshte si nje lume dhe sot eshte i mbyllur me beton te rende tia prishim kete beton qe ne te te derdhen te gjithe perrenjte dhe burimet.
Ku ndryshon standardi i Komisise nga ai i 72-shit Do te kish qene me e pranueshme situata nese do te kishim te parin
Mes tyre ka dy ndryshime. I pari qe nuk prish shume pune pasi jemi brenda gjuhes shqipe lidhet me bazen. Tek i pari ka qene e folmja e Elbasanit. Por aty theksohet te jete e hapur per te thithur pasurite e Jugut dhe te Veriut. Prandaj dhe u zgjodh edhe Elbasani si nje qender e baraslarguar dhe te mblidhte gjithe pasurite. Ndersa ne themel te standardit te 72-shit eshte toskerishtja. Deri ketu ne parim nuk ka asgje te keqe. Negative eshte permbysja pa asnje shkak ne ate kohe. Ne kishim nje standard qe po konsolidohej dhe u permbys me vendim politik. Kjo eshte e papranueshme. Ndryshimi tjeter eshte qe standardi i Komisise ishte i hapur per te gjitha dialektet ndersa ky eshte teresisht i betonuar dhe perjashton te gjitha dialektet. Une kam bere nje fjalor me 41 mije fjale qe nuk i ka Fjalori i Akademise. Po te ishte punuar edhe 5 vite me shume nga 41 mije mund te ishte bere 80 mije pse jo edhe 100 mije fjale. Do te ishin shtuar me dhjetera mije fjale kjo jo fale meje por sepse pasurite e perjashtuara te gjuhes shqipe jane jashtezakonisht shume.
Do te kerkoje shume kohe ky proces
Sic e konceptoj une nuk eshte shume e veshtire eshte teresisht e realizueshme mjaft qe te gjithe te jemi ne nje vullnet te perbashket qe gjuhen shqipe duhet ta pasurojme dhe duhet ta forcojme per te perballuar sfidat dhe per te ringritur prestigjin dhe autoritetin e saj. Nuk do ta quaja te pamundur por duhet bere ne menyre profesionale.
Dhe pa nderhyrje te politikes...
Ky standard u be qartesisht nen ndikimet politike. Po te shihen ato dokumente qartesisht thuhet Gjuha zyrtare duhet te jete gjuha e shtresave qe bene luften e shtresave me progresive te vendit tone. Thuhet qe Jugu nxori udheheqesit me te rendesishem dhe gjuhe letrare duhet te jete ajo e Jugut. Me nje fjale gjuha mori karakter klasor cka edhe Stalini e ka kundershtuar sepse sipas tij gjuha nuk ka karakter klasor. Shoqeria u nda ne perparimtare qe mbrojten komunizmin dhe reaksionare. Ne asnje vend tjeter komunist nuk ka ndodhur qe lufta e klasave te shtrihet edhe ne gjuhe. Te gjitha fjalet e dialektit gege u pushkatuan sic ishin veprat letrare te shkruara ne kete dialekt. Dhe kjo kishte karakter klasor.
ALMA MILE